🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.29 ▼1.15%
ARI 4,503 ▲2.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,067 ▲ +1.16% ETH $2,165 ▲ +0.8% XRP $1.4141 ▲ +0.17% SOL $91.3600 ▲ +1.12%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,503 ▲2.3 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,503 ▲2.3 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Bota

Arabia Saudite parandalon sulmin në Mekë

Arabia Saudite thotë se ka zbuluar planet për një sulm terrorist në xhaminë e madhe në Mekë, vendin e shenjtë islam.

Një kamikaz hodhi veten në erë kur forcat e sigurisë rrethuan ndërtesën në të cilën ai ndodhej.

I dyshuari kishte refuzuar të dorëzohej, kishte hapur zjarr mbi forcat e sigurise dhe më pas kish vrarë veten. Ndërtesa u shemb duke lënduar 11 persona, përfshirë edhe oficerë policie.

Pesë militantë të tjerë të dyshuar, mes të cilëve një grua,  janë arrestuar – thanë zyrtarët. Ministria e brendshme saudite, thotë se tre drupe, dy më bazë në Mekë dhe një në Xhedah, kishin planifikuar sulmin.

Miliona myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur në mekë për ti dhënë fund atje ramazanit. Besimtarët myslimanë luten në qabe në xhaminë e madhe në mekë.

Xhamia e madhe apo Masxhid Al Haram, është më e madhja në botë dhe rrethon vendin e shenjtë islam, qabenë, një ndërtim në formë kubi rreth të cilit ecin besimtarët gjatë Haxhit, pelegrinazhit të përvitshëm që sjell miliona njerëz në Mekë.

Arabia Saudite ka parë vitet e fundit një numër sulmesh vdekjeprurëse, shumë nga të cilët janë marrë përsipër nga  i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Shumë agresorë kanë marrë në shënjestër minoritetin shiit të vendit dhe forcat e sigurisë.

Në korrik 2016, katër oficerë policie u vranë në një sulm kamikaz në afërsi të xhamisë së profetit në medinë.  Arabia Saudite ndërkohë është anëtare e koalicionit që udhëhiqet nga shtetet e bashkuara dhe që po lufton shtetin islamik dhe grupet e tjera xhihadiste në Siri dhe Irak.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.