Ardian Ismajli operohet në dorën e djathtë
Torino njofton se Ardian Ismajli iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorën e djathtë. Procedura ishte një sukses i plotë dhe u krye në Qendrën e Kirurgjisë së Duarve Humanitas në Torino.
“Klubi i Futbollit Torino njofton se lojtari Ardian Ismajli i është nënshtruar një operacioni në dorën e djathtë.
Operacioni, i cili ishte një sukses i plotë, u krye nga Dr. Sara Lea në Qendrën e Kirurgjisë së Duarve Humanitas në Torino, në prani të kirurgut ortoped të Klubit dhe mjekut të ekipit, Dr. Corrado Bertolo. Prognoza do të përcaktohet bazuar në evolucionin klinik të pacientit”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.