☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,173 ▼0.88%
DOW 49,879 ▲0.57%
NASDAQ 23,607 ▼2%
NAFTA 81.74 ▲1.96%
ARI 3,558 ▼2.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,613 ▼ -2.83% ETH $1,672 ▼ -3.58% XRP $0.9166 ▼ -3.13% SOL $68.9500 ▼ -5.92%
S&P 500 7,173 ▼0.88 % DOW 49,879 ▲0.57 % NASDAQ 23,607 ▼2 % NAFTA 81.74 ▲1.96 % ARI 3,558 ▼2.57 % S&P 500 7,173 ▼0.88 % DOW 49,879 ▲0.57 % NASDAQ 23,607 ▼2 % NAFTA 81.74 ▲1.96 % ARI 3,558 ▼2.57 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Bursat evropiane mbyllen në rënie, shkak pasiguria ekonomike dhe tarifat amerikane

FRANKFURT, 24 nëntor /ATSH-DPA/- Tregjet evropiane të aksioneve e mbyllën ditën e sotme me humbje, pasi pasiguria për investimet në sektorin e inteligjencës artificiale (IA) dhe frika se SHBA-ja mund të rrisë tarifat doganore ndaj produkteve të huaja, ndikuan në besimin e investitorëve.

Në rënie ndikoi edhe shitja e aksioneve të kompanive të teknologjisë në bursën amerikane të “Wall Street”.

Një ditë më parë, tregjet evropiane shënuan rritje të ndjeshme, pas lajmit se Jensen Huang do të vazhdonte në detyrën e drejtorit ekzekutiv të kompanisë “Nvidia”.

Indeksi i përgjithshëm evropian “Stoxx 600” ra me 0,66%.

Në Gjermani, indeksi DAX humbi 1,26%, ndërsa në Britaninë e Madhe “FTSE 100” ra me 0,13% dhe në Francë “CAC 40” me 0,05%. Edhe tregu zviceran shënoi një rënie të lehtë prej 0,01%.

Rënie u regjistruan edhe në bursat e Austrisë, Finlandës, Greqisë, Islandës, Irlandës, Italisë, Holandës, Norvegjisë, Polonisë, Rusisë, Spanjës, Suedisë dhe Turqisë. Ndërkohë, bursat e Çekisë, Danimarkës dhe Portugalisë u mbyllën me rritje, ndërsa ajo e Belgjikës nuk shënoi ndryshime.

Në bursën britanike, rëniet më të mëdha u regjistruan te kompanitë e sektorit minerar, ndërsa në Gjermani rëniet kryesore prekën kompanitë “Infineon” dhe “Siemens Energy”.

Në Francë, aksionet e kompanisë farmaceutike “Sanofi” u rritën me afro 10%, pas njoftimit se do të blejë kompaninë amerikane të bioteknologjisë “Insmed” për 41 miliardë dollarë.

Tregu i automjeteve në Evropë

Në zhvillimet ekonomike, të dhënat e publikuara nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) treguan se shitjet e makinave në Evropë vijuan të rriten gjatë dhjetë muajve të parë të vitit.

Regjistrimet e makinave të reja u rritën me 5,4% nga janari deri në tetor.

Makinat plotësisht elektrike përbënin 23,4% të regjistrimeve, ndërsa ato hibride me karikim nga jashtë përbënin 10,2%.

Megjithatë, makinat hibride vijuan të ishin zgjedhja më e preferuar e konsumatorëve në Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër, pesha e makinave me benzinë dhe naftë në tregun evropian ra në 27,7%, nga 36,5% që ishte një vit më parë.

Franca regjistroi rritjen më të madhe të makinave plotësisht elektrike, me 79,4%, e ndjekur nga Gjermania me 60,7% dhe Danimarka me 41%.

Edhe makinat hibride me karikim nga jashtë shënuan rritje, duke arritur në 961,959 regjistrime gjatë periudhës janar-tetor.

Vetëm gjatë muajit tetor, regjistrimet e makinave të reja u rritën me 2,6% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo rritje ishte më e ngadaltë se ajo e shtatorit, kur regjistrimet ishin rritur me 9,3%.

Ndërkohë, në Britaninë e Madhe, shitjet me pakicë shënuan përmirësim në nëntor, duke regjistruar rezultatin e parë pozitiv, që nga shtatori i vitit 2024. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.