☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 91.90 ▲4.28%
ARI 4,399 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,885 ▼ -1.27% ETH $2,142 ▼ -0.86% XRP $1.3996 ▼ -2.66% SOL $89.3800 ▼ -2.49%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 91.90 ▲4.28 % ARI 4,399 ▼0.19 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 91.90 ▲4.28 % ARI 4,399 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
roze

Ariana Grande në Argjentinë

Pas sulmit kamikaz të muajit maj në Manchester që mori 22 jetë njerëzish shumica adoleshentë, nuk është çudi që masat e marra prej autoriteteve të sigurisë në Buenos Aires përpara koncertit të Ariana Grande-s, janë tmerrësisht të ashpra.

Barrikada janë ngritur në rrugë për të ruajtur distancën nga adhuruesit dhe arena, ndërsa vonesat për shkak të kontrolleve pafund kanë qenë torturuese.

Kush dëshiron të dëgjojë këngëtaren e preferuar në kryeqytetin argjentinas, nuk do t’i lejohet të marrë me vete çantë shpine e as ndonjë objekt tjetër të përmasave të ngjashme. Vetë ylli i popit i bëri homazh viktimës më të re në moshë të sulmit të Manchester-it, 8-vjeçares, Safie Roussos, e cila ishte në stadium me familjen e saj kur ndodhi shpërthimi. Saffie, mendimet tona janë me ty zemër, shkroi Grande në “Twitter”.

Pas ngjarjes së Manchester-it, këngëtarja mbajti një koncert bamirësie për viktimat e sulmit tronditës, e në skenë në krah të saj u ngjiten edhe Justin Bieber e Katy Perry.

Pavarësisht fakti që disa ndalesa u anuluan, Grande iu rikthye shumë shpejt turit promovues të albumit të fundit Dangerous Woman dhe të gjithë korrikun planifikon ta kalojë në udhëtim anekënd Amerikës Latine.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.