🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,650 ▼1.39%
DOW 52,632 ▼0.42%
NASDAQ 26,088 ▼2.3%
NAFTA 98.18 ▲1.06%
ARI 4,073 ▼1.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,810 ▼ -3.39% ETH $2,410 ▼ -3.49% XRP $1.3225 ▼ -4.62% SOL $104.5700 ▼ -3.13%
S&P 500 7,650 ▼1.39 % DOW 52,632 ▼0.42 % NASDAQ 26,088 ▼2.3 % NAFTA 98.18 ▲1.06 % ARI 4,073 ▼1.86 % S&P 500 7,650 ▼1.39 % DOW 52,632 ▼0.42 % NASDAQ 26,088 ▼2.3 % NAFTA 98.18 ▲1.06 % ARI 4,073 ▼1.86 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Arte

Arkivat e Shqipërisë dhe të Kosovës çelin ekspozitë kushtuar Luigj Gurakuqit

Në Prishtinë u çel ekspozita “Luigj Gurakuqi në dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror”, e organizuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Ekspozita paraqet një mundësi të veçantë për të njohur nga afër jetën dhe kontributin e Luigj Gurakuqit në historinë kombëtare shqiptare.

Drejtoresha e Institutit te Historise, Teuta Shala, tha se, dokumentet arkivore dëshmojnë angazhimin e Luigj Gurakuqit në fushën e arsimit, gjuhës shqipe dhe çështjes kombëtare.

I pranishëm ne inaugurimin e ekspozitës ishte dhe drejtori i përgjithshëm i DPA-se, Auron Rrokaj.

“Nesër konferenca do ilustrojë aspekte të jetës së Luigj Gurakuqit nga studiuesit që do të marrin pjesë. Qëllimi i ekspozitës dhe i konferencës nesër nuk është thjesht të dëgjojnë kumtesat që studiuesit përgatisin, është t’u çojmë qytetarëve të Kosovës e të Shqipërisë veprën e këtij patriotit të madh” deklaroi Rrokaj.

Kreu i DPA-së tha se institucionet arkivore kanë për mision ruajtjen e dokumenteve, por edhe vënien e tyre në dispozicion të qytetarëve, studiuesve dhe studentëve. Përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet në Kosovë, synohet lehtësimi i qasjes në dokumentet arkivore dhe njohja më e mirë e historisë përmes fakteve dhe dëshmive dokumentare.

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmet Xhemajli, tha se Gurakuqi ishte një nga personalitetet e shquara të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, duke veçuar kontributin e tij në zhvillimin e arsimit shqip, shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.