Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 99.24 ▲5.12%
ARI 4,794 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,050 ▲ +0.87% ETH $2,216 ▲ +0.09% XRP $1.3549 ▲ +0.19% SOL $84.2900 ▲ +1.21%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.24 ▲5.12 % ARI 4,794 ▲0.35 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.24 ▲5.12 % ARI 4,794 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Armëmbajtja pa leje e “padënueshme”, pezullohen gjyqet

Gjykatat kanë pezulluar shumicën e proceseve që kanë të pandehur për armëmbajtjen pa leje në mjedise publike, sipas dispozitës që prej katër muajsh është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Të njëjtin vendim ka marre edhe Gjykata e Lartë pak ditë më parë duke ndërprerë gjykimin për një dosje që ka të akuzuar një shtetas për paragrafin 5 të nenit 278 të Kodit Penal.

Burimet i thanë Top Channel se çështja i është dërguar Gjykatës Kushtetuese për interpretim, pasi shfuqizimi i tre dispozitave të armëmbajtjes pa leje ka shkaktuar paqartësi mes gjyqtarëve.

Gjatë gjykimeve të ndeshura që prej 20 shkurtit, një pjesë e gjyqtarëve mendojnë se pas shfuqizimit nuk ekziston më dispozita që duhet të aplikohet për të dhënë dënim mbi armëmbajtjen pa leje në mjedise publike.

I tillë është edhe vendimi që shpalli gjyqtari i Vlorës, Laurent Fucia kur liroi një të arrestuar për të njëjtën vepër. Pjesa e dytë e gjyqtarëve mendojnë se derisa të shprehet sërish Kushtetuesja mund të aplikohet dispozita e vjetër që parashikon një marzh dënimi nga gjobë deri në 7 vjet për armëmbajtjen pa leje në banesë.

Në këtë situatë të paqartë ata që deklarojnë se rrezikohet shkelja e të drejtave të klientëve të tyre janë avokatët. Kreu i Shoqatës së Avokatëve penalistë thotë për Top Channel se gjyqet e klientëve të tij janë pezulluar, por ata nuk mund të qëndrojnë në burg derisa të gjendet një ligj që t’i dënojë.

“E dërgoi dhe kryeprokurori Llalla po kot e dërgoi. Kjo nuk është çështje e Parlamentit, është çështje e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet sa më shpejt”, tha Visha.

Dispozita e shfuqizuar parashikonte burgimin nga 7 deri në 15 vjet burgim, ndërkohë që nuk jepen të dhëna zyrtare se sa është numri i atyre që janë arrestuar me armë pa leje në mjedis publik. Mes të pandehurve për armëmbajtjen pa leje në mjedis publik është edhe deputeti Armando Prenga, gjyqi i të cilit thotë jo zyrtarisht gjykata nuk është pezulluar pasi ndaj tij rëndojnë edhe akuzat e plagosjes dhe kanosjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.