Armëmbajtja pa leje, Manjani vendos hartimin e një pr/ligji të ri
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani njoftoi sot ka vendosur të hartojë një projektligj të ri për veprën penale ‘Armëmbajtjen pa leje’.
Sipas tij, ky vendim është marrë pas konstatimeve që ka bërë, duke thënë se ligji i mëparshëm kishte gabime. Një vendim të tille e ka dhënë edhe Gjykata Kushtetuese.
Shqetësimi në fjalë u ngrit disa ditë më parë nga kryeprokurori Adriatik Llalla. Projektligj i ri bëhet për rregullimin e nenit 278 të kodit.
“Ky rregullim trajton te gjitha shqetësimet e vërejtura. Projekti do i dërgohet për mendim prokurorisë, anëtarëve të qeverise dhe grupeve të interesit. Më pas do të dërgohet në qeveri për t’iu propozuar më pas Kuvendit”, – bën të ditur ministria e Drejtësisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.