Kronika

“Arrest me burg” për efektivin Meta, nuk ishte në detyrë gjatë atentatit të së enjtes

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Roland Meta, efektiv i policisë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, sipas materialit të referuar nga ana e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

PROKURORIA-PERGJITHSHME-GODINA1-525x3505Ngjarja, për të cilën janë ngritur dyshime për shtetasin Meta ka ndodhur në mbrëmjen e datës 05.01.2014, në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku i dyshuari dhe disa persona të tjerë janë gjendur nën goditjen me armë zjarri të qëlluara nga shtetasi Artur Baze.

Në reagim të sulmit nga ana e shtetasit Baze, ku fillimisht ka mbetur i plagosur shtetasi Pajtim Serjani, personi i dyshuar Roland Meta, i cili rezulton të mos ketë qenë në shërbim në atë moment, i ka bërë thirrje agresorit “Ndal Policia” dhe “Hidhe armën në tokë”. Agresori Baze ka tentuar të largohet me vrap në rrugën “Ismal Alla”, i ndjekur nga ana e personit të dyshuar Meta. Gjatë ndjekjes, ndërmjet këtyre dy personave ka pasur shkëmbim zjarri, nga e cila ka mbetur i plagosur shtetasi Meta, i cili menjëherë është dërguar në spital me automjetin e një shtetasi që gjendej aty pranë. Ndërsa më pas, pas mbërritjes së policisë, është gjetur i vdekur shtetasi Artur Baze (Arianit Sterjo).

Në bazë të provave të grumbulluara gjatë këtyre hetimeve paraprake, nga ana e policisë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Roland Meta, pasi nga sa më sipër rrezulton se i arrestuari Roland Meta, me armë zjarri, ka qëlluar dhe ka vrarë viktimën Artur Baze. Më parë, Baze ka qëlluar duke tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasit: Pajtim Serjani, Denis Ramani, Ditmir Reçi si dhe të arrestuarin Roland Meta.

Në këto kushte rezultoi se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova që i arrestuari Roland Meta të ketë konsumuar elementet e  veprës penale të “Vrasjes me dashje” parashikuar nga neni 76 i K. Penal, pasi me veprime aktive dhe me dashje ka vrarë me armë zjarri shtetasin Arjanit Sterio.

Në kërkimin e kësaj mase sigurie, Prokuroria e Tiranës, duke qenë se i dyshuari është efektiv i Policisë së Shtetit, i është referuar edhe shkeljes në këtë rast të nenit 6 të ligjit nr. 72/2014 “Për armët”, në të cilin thuhet shprehimisht:

Përgjegjësia për pasojat e përdorimit të armës:

1. Punonjësit e policisë apo subjektet e tjera, të cilat përdorin armë zjarri, kanë
përgjegjësi personale, përveç rasteve në të cilat punonjësi është në përbërje të njësisë që vepron në një operacion policor ose ushtarak, në zbatim të nenit 173, pika 2, të Kushtetutës, dhe kur urdhri i dhënë nga drejtuesi i operacionit për të qëlluar nuk është i kundërligjshëm.

2. Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe subjektet e tjera, kur përdorin armët e zjarrit në kundërshtim me këtë ligj, përgjigjen penalisht, sipas llojit të veprës penale të kryer, në përputhje me legjislacionin penal të Republikës së Shqipërisë./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button