Bota

Arrestimet e para pas sulmit në Mançester

Policia britanike identifikoi autorin e sulmit vetëvrasës në Mançester, 22 vjeçarin Salman Abedi. Ndërkohë milicët terroristë të IS-it morën përsipër sulmin me së paku 22 viktima, dhe kërcënuan me sulme të tjera.

Një ushtar i „Shtetit Islamik”vendosi një bombë në mesin e një turme njerëzish -bëri të ditur organizata xhihadiste e të ashtuquajturit „Shteti Islamik” duke marrë përgjegjësinë përmes rrjeteve të saj sociale dhe agjencisë, Amak. Në deklaratën e xhihadistëve janë bërë kërcënime të reja. SHBA ende nuk ka bërë një lidhje mes sulmit në Mançester dhe milicëve ekstremistë të IS-it, megjithëse ky i fundit e reklamoi sulmin si të tijin.

Bomba e Mançesterit, ku humbën jetëm 22 vetë e plagosën 59 të tjerë duket se ka qenë artizanale, sepse sipas dëshmitarëve në holl u gjendën mjaft vida dhe gozhdë. Qytetarët e Mançesterit janë shprehur të shokuar, por edhe me besimin se ky qytet multukulturor nuk do të dorëzohet e nuk do të humbë atë ”spirit” karakteristik që ka, është shprehur reporteri i DW-s në Mançester, Lars Bevanger.

UK Manchester nach dem Anschlag (Reuters/S. Wermuth)

May: Një nga sulmet më të rënda terroriste

Më parë kryeministrja britanike, Theresa May e cilësoi sulmin në një koncert të muzikës pop në Mançester si një nga sulmet më të rënda terroriste kundër Britanisë së Madhe. “Nuk ka asnjë dyshim, se populli në Mançester dhe në këtë vend është bërë viktimë e një sulmi të pashembullt terrorist”, tha May në Londër para selisë në Downing Street Nr.10 pas një mbledhjeje urgjente të kabinetit të sigurisë.

Sulmuesit në Mançester kanë goditur me „llogari të ftohtë” fëmijët, tha May.  Autori ka dashur të kryejë “gjakderdhjen më të madhe të mundshme”, u shpreh kryeministrja britanike. Policia ka të dhëna për identitetin e tij. Të martën pasdite, May udhëtoi drejt Mançesterit për të parë nga afër gjendjen.

Merkel shpreh hidhërimin e thellë

Großbritannien PK Theresa May zum Anschlag in Manchester (Reuters/T. Melville)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh të martën e tronditur për sulmin ndaj publikut në një koncert pop. „Me hidhërim dhe tronditje të thellë po i ndjek raportimet nga Mançesteri”, deklaroi Merkel të martën, duke theksuar se „është e paperceptueshme, që dikush shfrytëzon një të koncert të gëzueshëm pop për të sjellë vdekje dhe lëndime të rënda për kaq shumë njerëz.” Merkel shprehur hidhërimin për viktimat dhe i shprehu ngushëllimet familjeve të tyre. “Ky akt i dyshuar terrorist do të forcojë vendosmërinë tonë, edhe më tej tek së bashku me miqtë tanë britanikë të veprojmë kundër atyre që planifikojnë e kryejnë akte të tilla”, tha Merkel. Gjermania është në krah të britanikëve.

Arrestimet e para

Policia britanike identifikoi atentatorin e Mançesterit, 22 vjeçarin Salman Abedi. Autoritetet po hetojnë, nëse në sulmin e Mançesterit janë të përfshirë edhe persona të tjerë. Sipas policisë, autori hodhi veten në erë menjëherë pas përfundimit të koncertit të këngëtares amerikane, Ariana Grande në hapësirat e brendshme të arenës. Viktima më e re e këtij sulmi terrorist është një vajzë tetëvjeçare. Dëshmitarët raportuan, se menjëherë pas shpërthimit shpërtheu paniku në arenën që mbledh rreth 21.000 vetë.

UK Manchester nach dem Anschlag (Reuters/S. Wermuth)

Policia ka kryer arrestimet e para. Në lagjen jugore të Mançesterit policia shoqëroi në polici një person 23 vjeçar, por nuk u bënë të ditura të dhëna të tjera. IS ka shpallur si të vetat sulmet e fundit në Europë, edhe atë para dymuajsh në zonën qeveritare në Londër, ku humbën jetën pesë vetë.

Ndërkohë policia e Londrës bëri të ditur, se do të rishikojë imtësisht konceptet e sigurisë për organizimet publike në të ardhmen. Bëhet e ditur, se do të rritet prezenca e policisë në tubime publike, ndeshje sportive apo aktivitete të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button