⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $60,393 ▲ +1.6% ETH $1,666 ▲ +1.22% XRP $0.9469 ▲ +0.99% SOL $72.2100 ▲ +2.53%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Protesta

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat: nuk kishte lidhje me makinën e sekuestruar

Policia e Tiranës e akuzon 29-vjeçaren se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati Gentian Serjani thotë se klientja e tij ndodhej rastësisht pranë automjetit.

Policia e Tiranës njoftoi të dielën se kishte ndaluar në kushtet e flagrancës aktivisten 29-vjeçare Fatma Paja dhe e akuzon atë për furnizimin e protestuesve me molotovë, fishekzjarrë, kapsolla dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat përdoren në përplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë, siç njofton Lapsi.al.

Sipas njoftimit për shtyp, Paja u arrestua të shtunën ndërsa ndodhej në një automjet “Fiat” në rrugën “Qemal Stafa” pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në makinë, policia gjeti dhe sekuestroi 91 koktejle molotov, 166 fishekzjarrë, 17 kapsolla, 59 tuba metalikë, 2 maska kundragaz, si dhe doreza, maska e kapele.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se 29-vjeçarja, në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë, I. M., 28 vjeç dhe R. S., 39 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim, siguronin dhe shpërndanin sende të kundërligjshme, për t’ua vënë në dispozicion pjesëmarrësve në protestë, me qëllim përdorimin e tyre në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore”, deklaroi Policia e Tiranës.

Fatma Paja është artiste vizuale dhe aktiviste qytetare, me një angazhim të rëndësishëm në protestat paqësore të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Së bashku me dy motrat e saj dhe studion e themeluar prej tyre, TRIVET, Paja është autore e identitetit vizual të protestave, përfshirë edhe simbolin e flamingos.

Avokati i Pajës, Gentian Serjani, pretendoi se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e sekuestruara nga policia, duke i mohuar akuzat e ngritura. Sipas Serjanit, aktivistja ndodhej rastësisht pranë makinës së sekuestruar.

“E ndaluara ka probleme shëndetësore që kanë të bëjnë me mostolerancën ndaj glutenit dhe teksa ka qenë duke protestuar pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, është shprehur se kishte nevojë për ushqim, por që nuk mund të përdorte ushqim të zakonshëm”, tha Serjani për BIRN.

Sipas avokatit, një protestues i maskuar me të njëjtin problem shëndetësor i ka thënë se në automjetin e tij kishte ushqime të posaçme që konsumohen nga personat që nuk tolerojnë glutenin, i ka dhënë çelësat e automjetit dhe i ka treguar se ku e kishte parkuar. Serjani shpjegoi se Paja është arrestuar nga punonjës policie me veshje civile sapo ka shkuar te automjeti dhe se në makinë janë gjetur tre çokollata që përdoren nga personat që nuk tolerojnë glutenin.

Të martën pritet që gjykata të vlerësojë ndalimin e aktivistes Fatma Paja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.