☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 06 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $79,976 ▲ +0.45% ETH $2,503 ▲ +1.99% XRP $1.4252 ▲ +1.52% SOL $106.6400 ▲ +4.21%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9407 EUR/ALL 92.1646 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3405 EUR/TRY 56.2465 EUR/JPY 181.43 EUR/CAD 1.6061
06 Sep 2026
Breaking
Maqedonia

Arrestimi i shoferit për korrupsion, sqarohen nga Qeveria

Shoferi i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, I,J është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, pasi është kapur në flagrancë duke pranuar 500 euro nga shuma prej 1.500 eurosh që dyshohet se i kishte kërkuar si shpërblim të paligjshëm. Nga Qeveria thonë se paratë ishin të shënuara paraprakisht dhe se rasti është pjesë e një aksioni të zhvilluar në bashkëpunim me institucionet kompetente

Sipas njoftimit, më 4 shtator 2026, i dyshuari është kapur në momentin e dorëzimit të 500 eurove, si pjesë e shumës prej 1.500 eurosh që paraprakisht dyshohet se kishte kërkuar. “Ju informojmë se personi me inicialet D.C. është arrestuar për marrje ryshfeti, me mjete monetare të shënuara paraprakisht, pas së cilës është privuar nga liria. Raportimi fillestar për kërkesën për ryshfet ka ardhur me iniciativën e institucioneve të cilave u ishte raportuar kërkesa për ryshfet“, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nga atje sqarojnë se në kohën e veprimit të dyshuar të paligjshëm, personi ishte i angazhuar si shofer për nevojat e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë.

Sipas Qeverisë, ai më herët kishte krijuar marrëdhënie pune në Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, në të njëjtën mënyrë si edhe punonjësit e tjerë të institucioneve.

Aksioni, sipas Qeverisë, është realizuar në bashkëpunim me shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa paratë e shënuara ishin dhënë paraprakisht si pjesë e operacionit.

Nga Qeveria e cilësojnë rastin si dëshmi se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë pa përjashtime. “Ky aksion është pjesë e angazhimeve të Qeverisë për luftë pa kompromis kundër korrupsionit. Me këtë rast tregohet se ligjet vlejnë për të gjithë dhe dëshmohet vullneti dhe qëllimi i Qeverisë për të luftuar kundër korrupsionit“, thuhet në njoftim.

Nga Qeveria shtojnë se rasti, sipas tyre, tregon gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në zbulimin dhe trajtimin e veprave të dyshuara korruptive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.