GJERMANI – Ish-kancelarja Merkel do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale
BERLIN, 2 nëntor /ATSH-DPA/- Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel do të marrë pjesë në konventën për të zgjedhur presidentin e ri të vendit vitin e ardhshëm, si përfaqësuese e partisë konservatore Bashkimi Kristian Demokrat (CDU). Zgjedhja e Merkel u raportua nga disa media.
Presidenca është një rol kryesisht ceremonial dhe zgjidhet nga të gjithë anëtarët e Bundestagut, ose Dhomës së Ulët të parlamentit, së bashku me një numër të barabartë përfaqësuesish të zgjedhur nga 16 parlamentet e shteteve të Gjermanisë.
Pasardhësi i presidentit aktual, Frank-Walter Steinmeier do të zgjidhet më 30 janar 2027.
Shtetet federale të Gjermanisë aktualisht, po zgjedhin përfaqësuesit e tyre për konventën, megjithëse qeveria e koalicionit e konservatorëve dhe socialdemokratëve të kancelarit Friedrich Merz, ende nuk ka rënë dakord për një kandidat.
Ish-kancelarja, e cila do të përfaqësojë CDU-në për landin verior të Schleswig-Holstein, kohët e fundit bëri thirrje që Steinmeier të zëvendësohet nga një grua.
“Në historinë 77-vjeçare të Republikës Federale të Gjermanisë, nuk ka pasur kurrë një grua si presidente federale”, tha Merkel në një intervistë për “MagentaTV”. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.