Arrestohen burrë e grua, përfituan 430 mijë euro duke mashtruar
Krimi ekonomik ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Exchange”, duke vënë në pranga Alfred dhe Ornela Alkun, burrë e grua, me akuzën e mashtrimit.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, iu kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash, në euro dhe valutë, me vlerë 430.000 euro.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 773.400 lekë; 450 euro; 100 dollarë; 350 paund.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.