Arrestohet botuesi Giannis Kourtakis për çështjen e «Shtëpizave të Riciklimit»
Zhvillime të shpejta pas përfundimit të hetimeve të Prokurorisë Europiane; raportohen urdhra edhe për bashkëpunëtorë dhe drejtues të kompanisë TEXAN
Zhvillime të shpejta ka në skandalin me «Shtëpizat e Riciklimit», pasi autoritetet kanë arrestuar botuesin e «Parapolitika», Giannis Kourtakis, siç njofton gazeta greke Efsyn.
Sipas informacioneve, është lëshuar një seri urdhrash edhe për bashkëpunëtorë të tij, ndërsa në çështje raportohet se përfshihen edhe drejtues të kompanisë TEXAN.
Zhvillimet vijnë pas përfundimit të hetimeve të Prokurorisë Europiane. Përfshirja e prokurorisë europiane lidhet me faktin se projekti u financua me fonde europiane.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.