⛈️
Tiranë 15°C · Stuhi 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.91 ▲1.47%
ARI 3,593 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,698 ▲ +1.27% ETH $1,706 ▲ +1.3% XRP $0.9537 ▲ +1.48% SOL $71.3700 ▲ +1.36%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.91 ▲1.47 % ARI 3,593 ▲0.81 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.91 ▲1.47 % ARI 3,593 ▲0.81 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Politika

Peleshi: Rikthimi i Liceut Francez të Korçës, një investim strategjik për arsimin dhe të ardhmen e Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë voton sot projektligjin “Për ngritjen dhe funksionimin e institucionit publik të arsimit të mesëm të lartë ‘Liceu Francez i Korçës’”, një projekt që synon të rikthejë një prej institucioneve më të rëndësishme të trashëgimisë arsimore shqiptare.

Në fjalën e tij në seancën plenare gjatë shqyrtimit të projektligjit Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e cilësoi rihapjen e Liceut një ngjarje të shënuar kombëtare, që ndërthur historinë dhe identitetin arsimor të Korçës me vizionin bashkëkohor për modernizimin e vendit përmes dijes dhe arsimit.

Më shumë se një shekull më vonë, Liceu rikthehet jo thjesht si një monument i së kaluarës, por si një model i ri arsimor, i orientuar drejt shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe inovacionit, në përgjigje të sfidave të shekullit XXI.

Sipas projektit, mësimdhënia do të zhvillohet në tri gjuhë, shqip, frëngjisht dhe anglisht, në një mjedis arsimor ndërkombëtar, me bashkëpunim akademik dhe drejtim shqiptar e francez. Nxënësit do të kenë mundësi të përfitojnë Maturën Shtetërore shqiptare ashtu edhe me diplomën franceze të maturës (Baccalauréat).

Kryetari Peleshi theksoi gjithashtu se ky institucion nuk do t’u shërbejë vetëm të rinjve të juglindjes, por do të jetë i hapur për nxënës nga e gjithë Shqipëria dhe Diaspora, duke kontribuuar në zhvillimin e qendrave të ekselencës edhe jashtë kryeqytetit.

Rikthimi i Liceut është edhe një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Francës, e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe e bindjes së përbashkët se investimi më i mirë për të ardhmen është investimi në dije.

“Liceu Francez i vitit 1917 kontribuoi në ndërtimin e Shqipërisë moderne të shekullit XX. Liceu Francez i Korçës do të kontribuojë në ndërtimin e Shqipërisë europiane të shekullit XXI”, u shpreh Kryetari i Kuvendit.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.