☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 93.77 ▼5%
ARI 5,022 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,026 ▲ +3.3% ETH $2,336 ▲ +9.93% XRP $1.5294 ▲ +7.84% SOL $95.9100 ▲ +8.26%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 93.77 ▼5 % ARI 5,022 ▼0.78 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 93.77 ▼5 % ARI 5,022 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kronika

Arrestohet i shpalluri në kërkim për sulm ndaj punonjësve të policisë në Lazarat

Drejtoria e Policisë Qarkut Gjirokastër bën me dije nëpërmjet një deklarate për mediat se është kapur një tjetër person i shpallur në  kërkim nga Lazarati për  sulm me armë ndaj Policisë gjatë operacionit antikanabis qershor 2014 dhe i akuzuar edhe  për një sërë veprash  të tjera penale.

Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër  shpjegojne detajet për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkimin, Florjan N. Shurdhi, 31 vjeç, banues në Lazarat, pasi Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda, me vendim nr. 196, datë 29.04.2015, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje e punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”. Nenet 79/b, 25, 22, 278/4, 283 e 284 të K.P.

Prokuroria e Krimeve  të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe  me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në qershor 2014, kane nisur procedim penal  për sulmet me armë mbi punonjësit e policisë  dhe gjithë veprat e mësipërme, gjatë operacionit antikanabis të zhvilluar në Lazarat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.