Arrestohet mësuesi në Lushnje, ngacmoi me mesazhe nxënësen e mitur
Një mësues në Lushnjë është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me mesazhe një nxënëse të mitur.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë vunë në pranga shtetasin M. S., 60 vjeç, i cili ushtronte detyrën e mësuesit në një shkollë të qytetit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht të miturën përmes komunikimeve me mesazhe.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, e cila po vijon veprimet e mëtejshme hetimore për rastin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.