⛅
Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,702 ▼0.54%
DOW 51,610 ▼0.42%
NASDAQ 26,864 ▼0.76%
NAFTA 94.03 ▲1.75%
ARI 4,175 ▼3.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,239 ▼ -1.82% ETH $2,673 ▼ -0.8% XRP $1.4978 ▼ -1.7% SOL $118.7700 ▼ -2.76%
S&P 500 7,702 ▼0.54 % DOW 51,610 ▼0.42 % NASDAQ 26,864 ▼0.76 % NAFTA 94.03 ▲1.75 % ARI 4,175 ▼3.39 % S&P 500 7,702 ▼0.54 % DOW 51,610 ▼0.42 % NASDAQ 26,864 ▼0.76 % NAFTA 94.03 ▲1.75 % ARI 4,175 ▼3.39 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Kronika

Operacioni “Cooperation”, çmontohet banda e vjedhjes së makinave dhe bizneseve! Zbardhen 6 krime në Kavajë, në pranga 2

Finalizohet në Kavajë operacioni i koduar “Cooperation”, në kuadër të të cilit Policia ka zbardhur gjashtë raste vjedhjesh dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë.

Në pranga kanë rënë L. R., 37 vjeç dhe A. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët ishin shpallur në kërkim për vjedhje. Sipas Policisë, të dy kanë precedentë të theksuar për vjedhje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, pas hetimeve për identifikimin dhe kapjen e autorëve të disa vjedhjeve.

Të dyshuarit u lokalizuan nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonin me një automjet. Efektivët u kanë bërë shenjë për të ndaluar, por ata nuk i janë bindur urdhrit dhe kanë kundërshtuar veprimet e punonjësve të Policisë. Nga verifikimet rezultoi se automjeti me targa të huaja me të cilin udhëtonin ishte i vjedhur.

Sipas hetimeve, më 24 shtator 2026, dy të arrestuarit dyshohet se kanë vjedhur një automjet në Kavajë dhe më pas janë larguar. Policia thotë se në këtë ngjarje janë ndihmuar nga L. D. dhe B. S., të cilët janë arrestuar më herët për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë.

Nga hetimet e kryera deri tani dyshohet se gjatë muajit shtator, L. R. dhe A. H., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur tre automjete në Durrës dhe dy automjete në Tiranë. Në një prej rasteve në Tiranë, pronari i automjetit dyshohet se është kanosur me thikë.

Gjithashtu, A. H. dyshohet se më 17 shtator 2026 ka vjedhur me dhunë një shumë parash, që përbënte xhiron ditore, në një pikë karburanti në Bulqizë.

Gjatë operacionit dhe periudhës hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale katër automjete, tre targa, tre çelësa automjetesh, katër telefona celularë, veshje të përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe mjete të dyshuara për hapjen e automjeteve.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga të arrestuarit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.