Arrestohet në Gjakovë i dyshuari që shkeli urdhrin mbrojtës ndaj bashkëshortes, dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar në Gjakovë pasi nuk respektoi urdhrin mbrojtës të gjykatës, që i ndalonte t'i afrohej bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se ka shkelur urdhrin mbrojtës të gjykatës, i cili i ndalonte t’i afrohej bashkëshortes së tij. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, siç raporton “Betimi për Drejtësi”, rasti është regjistruar më 19 tetor, rreth orës 16:00.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të shqiptuar nga gjykata që të mos i afrohej në perimetrin e caktuar viktimës, bashkëshortes së tij. Për këtë arsye, ai është arrestuar nga zyrtarët policorë.
Rasti është iniciuar si “Mospërfillje e urdhrit të gjykatës”. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
Personi i përmendur në këtë shkrim prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.