🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 100.70 ▲2.19%
ARI 4,131 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,642 ▼ -1.17% ETH $2,390 ▼ -1.68% XRP $1.2954 ▼ -1.12% SOL $104.2200 ▼ -0.97%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.70 ▲2.19 % ARI 4,131 ▼0.69 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.70 ▲2.19 % ARI 4,131 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Kronika

LIVE-Dita e 8-të e protestës, protestuesit dhe pedagogët mblidhen para Kryeministrisë, Rama bën thirrje për dialog

Ka nisur në Tiranë dita e tetë e protestës studentore, së cilës i janë bashkuar edhe pedagogët dhe ka vijuar me marshimin drejt Kryeministrise.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, disa orë më parë, u ka bërë thirrje për dialog studentëve dhe të rinjve, në mënyrë simbolike, duke vendosur në ambientet e jashtme të Kryeministrisë karrige me mbishkrimin “Dialog”.

Situata në qytetet e tjera mbetet e qetë, ndërsa deri në këto momente nuk ka njoftime për protesta.

Ndërkohë, në Tiranë ka nisur marshimi i studentëve dhe petagogëve drejt Kryeministrisë.

Këtë të martë, protesta ka hyrë në ditën e saj të tetë, ndërsa vetëm pak orë më parë, kryeministri Edi Rama kërkoi dialog me të rinjtë dhe studentët.

“Thirrja ime për të gjithë është protestuesit për dialog, janë vendosur karriget, gjithçka është gati. Protestuesit duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, duhet të ulemi. Grupi i PS dënon dhunën. Unë kam qenë ministër i brendshëm dhe mos prisni kurrë nga ta nis nga policët, ngritja e dorës ndaj policisë së shteti është vepër penale. E vetmja gjë nga dallojnë protestat tonë, nëse në Francë 3 në 4 të lënduar janë protestues, në Shqipëri 2 në 3 janë policë”, tha Balla.

Sipas pamjeve, krahas studentëve, në protestën e sotme janë bashkuar edhe disa pedagogë, pas njoftimit të bërë një ditë më parë nga sindikatat e punonjësve të universiteteve, të cilat kanë njoftuar për një marshim solidariteti.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, kryeministri Edi Rama është shfaqur në një video jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ku ka vendosur letra me mbishkrimin “Dialog” mbi disa karrige, në një gjest simbolik për t’u bërë thirrje studentëve për dialog.

“Kush do dialog, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë.”

Po ashtu ai ka theksuar se nuk janë të mirëpritur dhe nuk do të dialogojë me ata që kryejnë akte dhune.

Në video shfaqet kryeministri Edi Rama, i cili vendos mbi to disa letra, ku shkruhet “Dialog”.

Ndërkohë, pasi i kanë parë karriget jashtë Kryeministrisë, një numër i vogël protestuesish kanë reaguar duke shkruar fjalën “Dorëheqje” mbi letrën me mbishkrimin “Dialog”. Një prej protestuesve u shpreh se kryeministri mund ta shohë dialogun vetëm në ëndërr dhe se dialogun e bëjnë ata që shkojnë pas tij.

Gjithashtu, Rama deklaroi se ajo që e sfidon një shtet, e bën atë edhe më të fortë, duke theksuar domosdoshmërinë e marrjes së masave radikale për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit nën moshën 16 vjeç.

“Kush shkatërron, duhet të paguajë. Prindërit nuk do të mbeten jashtë kësaj përgjegjësie dhe do të paguajnë dëmet që shkaktojnë fëmijët e tyre. Nuk jam i idesë së përgjegjësisë për të miturit. Përgjigjja e vetme është ajo që po bën sot Evropa: ulja e moshës dhe e qasjes.

Na duhet instrumenti i këmbënguljes së shtetit. Është koha për t’i dhënë përgjigje pyetjes se si do të realizojmë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe si do ta drejtojmë gishtin ndaj kësaj mase agresorësh të dinjitetit njerëzor, të cilët, përmes rrjeteve sociale, ua marrin njerëzve qetësinë familjare.

Kjo është diçka që dihej, që kur nën puplat e flamingove fshiheshin edhe duart që sot kanë dalë hapur. Por, nga ana tjetër, ajo që e sfidon një shtet e bën atë edhe më të fortë, vetëm më të fortë. Policia e Shtetit meriton gjithë respektin e të gjithëve, siç tregojnë të gjitha faktet dhe jo publikimet mediatike”, u shpreh Rama.

Përmes një analize të numrit të të lënduarve nga të dyja palët, kryeministri theksoi se rreth 200 efektivë policie janë lënduar, ndërsa nga ana e protestuesve janë 80.

“Ky është një sulm që organizohet në një perimetër të mirëpërcaktuar, që ushtrohet nga duar të stërvitura dhe ushqehet nga zjarri i brendshëm, nga aktorë të huaj.

Është një luftë hibride që funksionon deri në këtë masë. Sigurisht që shqetësimet janë reale dhe, në këtë projeksion, një nga pikat ku insistohet është se policia po dhunon protestuesit, fëmijët dhe të miturit.

Ka një fakt shumë të thjeshtë, aty ku përdoret forcë disproporcionale, raportimet për të lënduarit në anën e protestuesve dhe në anën e policisë tregojnë natyrisht një raport të zhdrejtë, ku ka protestues të lënduar më shumë sesa policë.

Jemi deri afër 200 efektivë të lënduar, jemi 80 protestues të plagosur, ndër të cilët më pak se gjysma janë studentë, as studentë, as nxënës, të rinj të grupit të zjarrit, të maskuar, të paguar, të sjellë nga periferitë për të sulmuar policinë dhe për të krijuar frymën e terrorit”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama solli si shembull simbolik një gur, për të përcaktuar kufirin mes të drejtës për të protestuar dhe detyrimit të shtetit për të mbrojtur qytetarët.

“Ky gur është objekti që ndan qartësisht dy anët e kësaj historie dhe përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar dhe për të marrë në mbrojtje qytetarët, ata që duan të shkojnë në punë apo në shkollë.

Nevoja për të reflektuar mbi mënyrën se si të gjithë mund ta adresojmë traumën e këtij brezi të ri që po rritet, ku një pjesë e vajzave dhe djemve në moshë të re janë kontingjent i këtyre forcave që kanë tronditur Evropën dhe po shfaqen me zjarr dhe hekur në shumë kryeqytete evropiane, edhe pse situata jonë është më e komplikuar.

Duart që janë futur këtu për të shfrytëzuar mungesën, janë duar që së bashku kërkojnë të shfrytëzojnë momentin e boshllëkut, hapësirën për të frenuar ecurinë e vendit tonë, një vend që ka qenë eksportues i stabilitetit, dhe për të frenuar procesin e negociatave.

Kur kam parë dje pamjet e nxënësve që vandalizonin librin e Gjergj Fishtës, nuk kam ndier asgjë tjetër përveç shqetësimit të madh, që shkon përtej faktit se një grusht adoleshentësh po dhunonin një simbol kuptimplotë.

Kjo do të thotë se ata nuk e dinë kush është Gjergj Fishta dhe kjo është një arsye që ne të reflektojmë mbi këtë padije dramatike, në një kohë kur duhet të jemi në një front të përbashkët.

TikTok-u dhe platformat e tjera sot janë bërë pjesë e jetës paralele, ku algoritmi, varësisht se si e ndan nga realiteti”, është shprehur Rama.

Gjatë takimit, Kumbaro theksoi se në këto momente është shumë e rëndësishme mbështetja psikologjike që u ofrohet nxënësve të cilat përballen me pamje që nuk do të duhet t’i njihnin në jetën e tyre si adoleshentë, duke garantuar se procesi mësimor do të plotësohet i gjithi. Ajo njoftoi se është ngritur një ekip psikologësh.

“Dua të shpreh mirënjohjen për secilin dhe secilën sepse kanë qenë garancia kryesore dhe shtylla e besimit tek prindërit. Në gjimnaze, ku hapësira për të abuzuar dhe keqpërdorur adoleshentët ka qenë më e madhe, kemi pasur një pjesmarrje shumë më të lartë krahasuar me ditën e premte ku niveli i mungesave ka qenë më i shtuar për shkak të frikës dhe panikut të prindërve për t’i sjellë fëmijët në shkolla në një situatë aspak normale. Kemi ngritur një ekip psikologësh të cilët do të jenë në dispozicion të familjeve, prindërve dhe fëmijët e familjeve që në një mënyrë apo në një tjetër janë përfshirë në protestat e dhunshme, mund të jenë adoleshentë të shoqëruar në polici apo pjesë e një skenari aspak të zakontë për moshën e tyre. Është detyra jonë t’u ofrojmë gjithë këshillimin psikologjik për të mos lejuar që këto trauma të jenë pjesë historikut të jetës së tyre”, u shpreh Kumbaro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.