Arrestohet Stromae, e ngatërruan me refugjat etiopian
Stromae është arrestuar këtë të dielë nga policia gjermane në aeroportin e Dyseldorfit, pasi oficerët e kishin ngatërruar me një emigrant të paligjshëm etiopian.
Këngëtari i “Papaoutai” u ndalua në një nga terminalet e aeroportit, ndërsa po priste të merrte një avion drejt Brukselit dhe u bashkua me 120 klandestinë të tjerë, të cilët u ngjitën në një avion me destinacion kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba.
Artisti belg tentoi t’i shpjegonte policëve se kush ishte, por pa sukses, pasi nuk mund të fliste gjuhën gjermane, ndaj e gjeti veten mes klandestinëve të tjerë në bordin e avionit.
Ai mbërriti në Etiopi, ku mundi të kontaktonte me ambasadën belge dhe mori më pas një avion për në Bruksel. Oficerët e policisë gjermane që kanë kryer këtë gabim, kanë deklaruar se ata thjesht kishin bërë punën e tyre dhe se nuk e kishin njohur artistin Stromae në mesin e grupit të etiopianëve.
Policët kishin menduar se ai ishte një klandestin që po tentonte të largohej.