Maqedonia

Arrihet pajtueshmëri për metodologjinë e pastrimit të listave zgjedhore

Njoftimet e fundit bëjnë të ditur se të gjitha partitë politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos janë pajtuar për metodologjinë e pastrimit të listave zgjedhore të propozuar nga KSHZ.

Sipas kësaj metodologjie listat zgjedhore do të pastrohen në disa faza, duke u shfrytëzuar burime të dhënash nga 10 institucione, dhe do të ketë edhe verifikim në terren në vendet ku nuk do të përputhen të dhënat.

Pas këtyre zhvillimeve, pritet që KSHZ të mblidhet sonte dhe të procedojë më tutje metodologjinë e shumëpërfolur. Ndërkaq, pranimi i kësaj metodologjie shihet si një përafrim qëndrimesh të cilat mund të bëjnë që opozita të mos i bojkotoj zgjedhjet e 24 prillit. Mbetemi në pritje nëse e njëjta gjë do të ndodh edhe me reformat e mediumeve.

VMRO – DMPNE e konsideron veprimin e LSDM-së si kontribut për shfrytëzim sa më racional të kohës deri më 24 prill, kur edhe duhet të mbahen zgjedhjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button