☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.81 ▲3.18%
ARI 4,482 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,010 ▼ -0.55% ETH $1,984 ▼ -0.53% XRP $1.3276 ▼ -0.45% SOL $81.4100 ▼ -0.79%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.81 ▲3.18 % ARI 4,482 ▼0.94 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.81 ▲3.18 % ARI 4,482 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

ARRSH: Ngricat në akset rrugore të vendit, ja zonat ku rekomandohen zinxhirët

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)  janë duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit.

rruge-339x2002Ja situata sipas qarqeve:

Qarku Tiranë: Qarkullimi pa zinxhirë në të gjitha akset
Qarku Durres: Qarkullimi pa zinxhirë në të gjitha akset
Qarku Elbasan: Aksi  Librazhd – Steblevë është i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhirë. Aksi Elbasan – Gjinar duhet të  kalohet me kujdes nga mjetet e vogla, por për shkak të shëmbjes në Shelcan është i pakalueshëm për mjetet e rënda. Duhen përdorur  zinxhirët në segmentin Lunik –Stebleve. Qarkullimi bëhet me vështirësi në Shelcan, pjesë e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rrëshqitja e rrugës.
Qarku Berat: Qarkullimi pa zinxhirë në të gjitha akset
Qarku Vlorë: Qarkullimi pa zinxhirë në të gjitha akset
Qarku Gjirokastër: Qarkullimi pa zinxhirë në të gjitha akset
Qarku Korçë: Kompanitë e mirëmbajtjes kanë kryer gjatë orëve te nates si dhe gjatë orëve të para të mëngjesit kriposjen e segmentëve apo pjesëve të veccanta të akseve rrugore ku ka patur prezencë akulli. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e qarkut të Korçës. Por  në orët e mbrëmjes, nga temperaturat e ulëta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet që mjetet të qarkullojnë me kujdes dhe të kenë edhe zinxhirë në segmente të veçanta, në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes.
Qarku Kukës: Në aksin  K.Domaj-Draj Reç ka prani ngricash. Në akset Bajram Curri – Qafë Morinë, B.Curri – Kam dhe B.Curri – Valbonë ka ngrica në rrugë nga temperaturat e ulëta. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë në aksin  K.Domaj – Draj Reç , për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe ngricave në rrugë. Qarkullimi në akset:  Bajram Curri – Valbone, B.Curri – Kam  dhe  B.Curri – Q. Morine rekomandohet të kryhet me zinxhirë.
Qarku Dibër: Qarkullimi kryhet me zinxhirë në segmentin  Dragalice -Stebleve,  Zall Dardhe – Qafe Draj dhe  Sllove-Kalaja e Dodes, Qarkullimi kryhet me zinxhire   në aksin Qafë Bualli-Kraste. Kalimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë edhe në aksin U.Qytezes – Zerqan.
Qarku Shkodër: Për shkak të temperaturave të ulëta të natës, po bëhet trajtimi me kripe i akseve.  Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjithë akset. Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë në segmentin Vrith – Razem.
Qarku Fier: Qarkullimi pa zinxhirë në të gjitha akset
Qarku Lezhë: Qarkullimi pa zinxhirë në të gjitha akset.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.