Te ndryshme

Arsyeja e vërtetë përse bëjmë frymëmarrje të pavullnetshme

gojaHapjet e gojës janë jo vetëm shenjë e një dite të lodhshme, por lidhen edhe me mbingrohjen e trurit, stresin, ankthin dhe nivelin e dopaminës. Shkencëtarët zbulojnë të vërtetën e frymëmarrjeve të pavullnetshme

Studimi

Mungesa e gjumit mund të mos jetë problemi i frymëmarrjeve të pavullnetshme ose i atyre që njihen ndryshe si hapje të gojës. Kërkuesit kanë filluar të zbulojnë misterin që rrethon hapjet e gojës, një prej sjelljeve më të shpeshta dhe më e sikletshme.

Frymëmarrjet e pavullnetshme, sipas zbulimeve të shkencëtarëve janë më të ndërlikuara nga sa mund të mendohet. Pavarësisht se të gjitha duken njëlloj, ato kanë shkaqe të ndryshme dhe shërbejnë për shumë funksione.

Hapja e gojës duket se është një mënyrë për ta mbajtur trurin vigjilent në çaste stresi. Ky veprim paralajmërues shfaqet edhe te kafshët për të mbrojtur familjen, duke mundësuar që të gjithë të jenë syhapur. Ndryshimet në tru ngacmojnë këtë veprim të pavullnetshëm, i cili zgjat rreth gjashtë sekonda dhe ndodh shpesh në grup.

Gregory Collins, nga Universiteti i Qendrës së Teksasit për Shkencën Shëndetësore në San Antonio, tregon se zbulimet e deritanishme bëjnë fjalë për një sistem të ngatërruar, i cili ka shumë role.

Ka shumë keqkuptime në lidhje me hapjen e gojës, që është menduar për shumë kohë si një mënyrë e trupit për të rregulluar mungesën e oksigjenit. “Ngjitja” e hapjes së gojës është parë prej kohësh si mënyrë për të shprehur solidaritet ndaj dikujt.

Hapja e gojës ndodh më shpesh në verë. Shumica e njerëzve e përsërisin këtë veprim kur shohin të tjerë ta bëjnë, por fëmijët e vegjël dhe njerëzit që vuajnë nga autizmi apo skizofrenia nuk ndikohen. Disa madje edhe mund të ndjejnë nevojën për të bërë një hapje goje përpara se të bëjnë një veprim të rëndësishëm, si për shembull, parashutistët përpara se të hidhen nga avioni apo atletët përpara se të fillojnë garën.

Për të kuptuar thellësisht frymëmarrjen e pavullnetshme shkencëtarët kanë kryer shumë teste te njerëzit dhe kafshët. Çuditërisht, hapja e gojës është një nga emëruesit e përbashkët të mbretërisë së kafshëve. Duket sikur çdo krijesë me shtyllë kurrizore është në gjendje ta bëjë.

Një hipotezë e kryesore është se hapja e gojës luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e trurit në një temperaturë optimale për funksionim. Truri është veçanërisht i ndjeshëm ndaj mbingrohjes. Koha e reagimit ulet dhe kujtesa dobësohet kur temperatura e trupit është me një gradë më poshtë nga ideali 37 gradë celsius.

Kjo hipotezë është provuar te kafshët nga një studim i publikuar në vitin 2010. Mjaftonte vetëm një ngritje prej 0.1 gradë celsius në tru për të shkaktuar hapjet e gojës. Shkencëtarët presin që e njëjta gjë funksionon edhe për njerëzit. Frymëmarrjet e thella e ulin temperaturën e trurit duke ftohur gjakun dhe më pas trurin. Mbështetje të kësaj hipoteze vijnë edhe nga një studim i kryer mbi 120 njerëz në Vienë. Sipas studimit të publikuar në prill, njerëzit bënin më shumë frymëmarrje të pavullnetshme në verë se në dimër.

Stresi dhe ankthi e bëjnë trurin tonë të nxehet dhe hapja e gojës ndihmon në frohejn dhe rritjen e punës së trurit.

Kërkuesit i dhanë të shihnin një video të 328 njerëzve që bënin frymëmarrje të pavullnetshme. Rreth dy e treta e pjesëmarrësve u “infektuan” nga hapja e gojës dhe vepruan njëlloj. Përtej hipotezave të shfaqjes së solidaritetit apo lodhjes, një rol të vogël luante edhe mosha.

Hapja e gojës në grup mund të ketë edhe një funksion social, mund të ndihmojë anëtarët e grupit të jenë vigjilent dhe të ruhen nga rreziqet. Kërkuesit kanë identifikuar disa nga ndryshimet kimike që ndodhin në tru dhe që shkaktojnë hapjen e gojës. Ata gjetën dy receptorë të trurit që aktivizonin dhe çaktivizonin hapjen e gojës.

Receptorët, që luajnë një rol në trafikun e mesazheve të trurit, punojnë me një kimikat të quajtur dopaminë. Nivelet e dopaminës janë të larta në fillim të ditës, gjë që shkakton hapjen e gojës kur njerëzit zgjohen nga gjumi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button