Kosova

Shqetësime në Kosovë: Rusët po fuqizojnë ushtrinë serbe?

“Komandanti i ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të Serbisë, Milan Mojsilović paska deklaruar se kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë. I kujtojmë atij se edhe Slobodan Slobodan Milošević mendonte njësoj, por i doli keq. Ata duhet t’i ndalin këto provokime” shkroi në Facebook kryeministri i dorëhequr në detyrë, Ramush Haradinaj.

Serbia, aleate historike e Rusisë synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por gjendet në vijën e ngushtë ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit. Vitet e fundit Rusia ka furnizuar me armatime Serbinë, gjë që ka shtuar edhe shqetësimet e vendeve të rajonit, por edhe reagime ndërkombëtare.

Javën e shkuar, Serbia mori tanke dhe mjete të blinduara si dhuratë nga Rusia, e cila e ka ndihmuar Serbinë të modernizojë forcat e saj të armatosura. Ajo ka marrë tashmë 6 aeroplanë luftarakë MiG-29 nga Rusia dhe ndonëse pretendon të jetë ushtarakisht neutrale, po negocion blerje të tjera armësh nga Moska, përfshirë helikopterë luftarakë si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button