Politika

Arvizu pasi takoi Fullanin: Kuptoj mërzitjen e popullit, por fjalën e kanë hetimet dhe Kuvendi

arvizu-1-320x211Drejtësia të flasë, në shtator dhe Parlamenti. A duhet të dorëhiqet Fullani? Kjo është në dorë të individit jo të SHBA-ve, por rëndësi ka që të ruhet stabiliteti bankar dhe politika të mos implikohet në këtë mes. Këto ishin disa nga mesazhet që ambasadori amerikan Aleksander Arvizu dha pas takimit me Guvernatorin e BSH, Ardian Fullani pas një takimi 1 orësh që patën në zyrën e selisë qendrore të Bankës së Shqipërisë.

Vizita vjen në një moment kur shoqëria civile kërkon dorëheqjen e Guvernatorit Fullani ndërsa drejtësia është ende duke punuar me dosjen e të akuzuarve për vjedhjen e thesarit të Bankës së Shqipërisë, pas skandalit të vjedhjes së shumës prej 7.1 milionë dollarëve.

Pas përfundimit të takimit që zgjati 1 orë, ambasadori amerikan shtrëngoi duart me Guvernatorin Fullani në dalje të selisë së zyrave të Bankës së Shqipërisë dhe dha një deklaratë për shtyp për mediat.

“E para, është e rëndësishme që të kujtojmë që ka një hetim kriminal sic duhet të ketë realisht sepse është një cështje serioze. Së dyti është cështje e kontrollit dhe e menaxhimit të brendshëm dhe ky incident nënvizon se gjithmonë do të ketë një kontroll menaxhimi të duhur dhe se kjo bankë është e udhëzuar drejt praktikave më të mira, por mesa duket ky sistem duhet të përmirësohet. Dhe e treta që duhet të nënvizoj është që ta shikojmë si cështje të brendshme, të mos ketë implikime politike, se BSH ndërvepron me Bankën Botërore, FMN, B RZH, dhe shumë banka të tjera dhe duke pasur parasysh rëndësinë, stabiliteti i bankës është shumë i rëndësisuhëm në mënyrë ndërkombëtare dhe për këto arsye ne e nënkuptojmë se shqiptarët, populli duhet të jenë të mërzitur dhe këtë e kuptoj se është një ndjenjë natyrore, por e rëndësishme që duhet lënë drejtësia të hetojë dhe se kjo është e rëndësishme dhe për stafin e BSH, Këshillin Mbikqyrës, Bordin Drejtues. Dhe kur në shtator të mblidhet kuvendi të diskutohet sepse bankat duhet të mbiqyren por dhe duhet të jenë të pavarura”

I pyetur nëse Fullani duhet ose jo të dorëhiqet nga posti i Guvernatori, ambasadori tha: “Nuk është në dorën time të vendos, është vendim i vetë individit. Ai është guvernatori, ka rolin e tij, nuk është në pozitën e SHBA të gjykojë rreth kësaj.
Stabiliteti bankar është shumë e rëndësishëm, dhe nevojitet të forcohen procedurat e brendshme që njerëzit të kenë besim tek Banka”.

Ndërkohë që në orën 13:00 pritet të mblidhet Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, ku pritet të propozohet edhe shkarkimi i Guvernatorit, Ardian Fullani.Burime nga Banka e Shqipërisë kanë bërë të ditur se gjatë mbledhjes së sotme, e dyta që nga dita kur u zbulua vjedhja, do të kërkohet dorëheqja e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button