Politika

Asambleja e PS-së, Ruçi: Fitorja e 25 qershorit, përgjegjësi e lartë

Partia Socialiste ka nisur punimet e Asamblesë Kombëtare, ku pritet të prezantohet struktura e qeverisë së re.

Në nisje të Asamblesë, kryetari i Asamblesë dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi deklaroi se fitoren e 25 qershorit PS nuk e pa me eufori, por si përgjegjësi.

 “Fitoren e 25 qershorit PS e pa si përgjegjshmëri, gjë që u shpreh në deklarimin e parë të kreut të të PS-së, Rama”, tha Ruçi.

Ruçi u shpreh më tej se me inisiativën e kreut të PS-së, u ngritën 5 grupe pune për të përgatitur këtë mbledhje dhe për të bërë realitet premtimet e angazhimet elektorale.

Më tej, Ruçi paraqiti rendin e ditës. Gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare, pritet të shpallet qeveria e re e kryeministrit Edi Rama. Këtë e paralajmëroi vetë Kryeministri Rama gjatë një takimi pak ditë më parë me ambasadorët në Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button