☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 93.72 ▼17.03%
ARI 4,823 ▲2.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,564 ▲ +4.73% ETH $2,249 ▲ +7.69% XRP $1.3756 ▲ +5.48% SOL $84.3600 ▲ +6.57%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 93.72 ▼17.03 % ARI 4,823 ▲2.95 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 93.72 ▼17.03 % ARI 4,823 ▲2.95 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Politika

Asambleja Parlamentare e NATO-s: Gjukanoviç, të gatshëm të kontribuojmë për stabilitet

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç duke marrë fjalën gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po zhvillon sot ditën e tretë të punimeve të tij, në Tiranë tha se “Mali i Zi aspiron të jetë pjesë e NATO-s, dhe ka një vizion të qartë për të kontribuar në drejtim të stabilitetit dhe sigurisë”.

Duke e konsideruar si shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e Mali të Zi në këtë Asamble të NATO-s, Gjukanoviç vuri në dukej se, kjo do të thotë fuqizim dhe bashkëpunim mes vendeve, tashmë dhe në kushtet kur Mali i Zi siç tha ai, aspiron të jetë pjesë e strukturave euroatlantike.

“Anëtarësimi në NATO është vlerë dhe mund të them me vendosmëri tha Gjukanoviç, që Mali i Zi është i qartë në rrugëtimin e strukturave euroatlantike dhe drejt Bashkimit Evropian. NATO është stabilitet i garantuar për Ballkanin dhe vendet e rajonit”,  theksoi kryeministri malazez.

Gjatë fjalës së tij, Gjukanoviç vuri në dukje fqinjësinë e mirë me Shqipërisë dhe marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit mes dy vendeve, të cilat ka evolur pa u ndikuar nga zhvillimet në rajon, tha ai.
“Mali i Zi mbetet i angazhuar për anëtarësimin në NATO dhe kjo do të bëjë të mundur që të jemi vitin tjetër anëtar me të drejta të plota”- tha Gjukanoviç duke nënvizuar faktin se, ky anëtarësim do të jetë mundësi për të investuar në sigurinë e të ardhmes.

“Proçesi integrimit në NATO dhe BE janë të pa ndashme. Mali i Zi, do të vazhdojë proçesin e reformave me qëllim që ecë drejt të ardhmes evropiane. Mali i Zi ka qënë i vetmi vend që nuk ka pasur luftë pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe ne dëshirojmë ta vazhdojmë këtë klimë edhe në të ardhmen”-tha ai.

I pyetur mbi influencën ekonomike të Rusisë dhe ndikimin e saj ndaj Malit të Zi, Kryeministri Gjukanoviç tha se, “Mali i Zi, në rastin tradicional ka pasur marrëdhënie të mira me Rusinë, por kjo nuk do të thotë që Mali i Zi t’i japë Rusisë të ardhmen e vet. Ne duam të marrim përgjegjësi për të ardhmen e vendit dhe duam të jemi pjesë e Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.

Ne e kuptojmë që është në interesin e Rusisë të jetë një lojtar i rëndësishëm por çdo vend duhet të shohë të ardhmen e vet, vijoi Gjukanoviç.
Ndërsa theksoi faktin se, Mali i Zi do të përpiqet të ketë dialog me Rusinë, por zgjerimi në NATO është aspirat dhe vizioni i së ardhmes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.