☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.13 ▼1.26%
ARI 4,871 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,610 ▲ +0.4% ETH $2,334 ▼ -1.41% XRP $1.3605 ▼ -0.36% SOL $83.7100 ▼ -2.7%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.13 ▼1.26 % ARI 4,871 ▲0.43 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.13 ▼1.26 % ARI 4,871 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

ASD, 100 mln euro linjë financimi nga BERZH

BERZH1-525x350 Agjencia e Sigurimit te Depozitave do të nënshkruajë javën e ardhshme marrëveshjen e financimit 100 milione euro nga Banka Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim (BERZH).

Sipas nje njoftimi per shtyp nga BERZH, kjo shumë do të jetë në dispozicion të Agjencisë për t’u përdorur në çdo rast që paraqitet nevoja. Linja e kredisë do të garantohet nga qeveria shqiptare dhe do të bëhet efektive pasi garancia të ratifikohet në Kuvend.

Sigurimi i kësaj linje e rrit ndjeshëm vlerën e fondit të kompensimit të depozitave që disponon ASD.

Aktualisht, kjo vlerë është sa 3.4% e vlerës totale të depozitave të siguruara me ligj. Me marrjen e linjës së financimit nga BERZH, fondi i kompensimit në dispozicion të ASD rritet në rreth 6%. Vlerësohet se aktualisht kjo shkallë mbulimi është më e larta në Rajon. Sipas ligjit shqiptar, depozitat bankare të individëve janë të siguruara 100% deri në shumën 2.5 milionë lekë.

Me ndryshimet ligjore të miratuara në fillim të këtij viti, në skemën e sigurimit do të përfshihen edhe Shoqëritë e Kursim-Kreditit, për një vlerë sigurimi të plotë të depozitave deri në shumë 2 milionë lekë. Megjithatë, më parë SHKK-të duhet të përmbushin detyrimet që rrjedhin nga ligji dhe nga aktet nënligjore në zbatim të tij, duke pasur si afat fundin e vitit 2015.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.