Ashton Kutcher do dëshmojë në gjyqin e vrasësit të së dashurës në vitin 2001
Ashton Kutcher do të dëshmojë në procesin gjyqësor të ngritur kundër një burri që akuzohet për vrasjen e tri femrave, përfshirë këtu edhe të dashurën e aktorit në vitin 2001.
Kutcher do të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Michael Thomas Gargiulo, i dyshuar si autor i vrasjes së Ashley Ellerin, më 21 shkurt të 2001. Në atë kohë 22 vjeç, Ashley ishte e dashura e Ashton.
Ajo u godit 47 herë me thikë teksa ishte duke bërë dush në banesën e saj në Los Anxheles. Për disa vjet nuk pati asnjë të arrestuar për rastin në fjalë, deri në 2005-ën, kur u regjistrua një tjetër vrasje e ngjashme e më vonë policia arrestoi Gargulio-n që po përgatitej për kryerjen e një tjetër krimi.
Autoritetet amerikane thonë se ai është fajtor për të paktën 3 vrasje të tilla dhe për njërën të mbetur në tentativë.