🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,666 ▼ -1.25% ETH $2,370 ▼ -1.16% XRP $1.2816 ▼ -2.87% SOL $101.7000 ▼ -2.27%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Assad: Fushata ajrore e Rusisë e shpëton rajonin

basharPresidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, thotë se Siria, Rusia, Iraku dhe Irani, janë të bashkuar në luftimin e terrorizmit.

Raportohet se zoti Assad është shprehur se këto katër shtete kanë arritur “rezultate praktike”.

“Aleanca ndërmjet Rusisë, Sirisë, Irakut dhe Iranit, duhet të ketë sukses, në të kundërtën, i gjithë rajoni do të shkatërrohet”, tha Assad në një intervistë që është transmetuar më 4 tetor.

Gjatë intervistës në Televizionin Khabar të Iranit, zoti Assad tha se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për luftimin e militantëve të Shtetit Islamik, vetëm çon në më tepër jostabilitet në vendin e tij dhe në rajon.

Këto ishin komentet e para të Assadit, prej se Rusia, më 30 shtator i ka lansuar sulmet ajrore kundër pozicioneve të kryengritësve në Siri.

Në Stamboll, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vlerësuar se fushata e bombardimeve të Rusisë është “gabim i rëndë”.

“Hapat që Rusia po i ndërmerr dhe fushata e bombardimit në Siri janë krejtësisht të papranueshme për Turqinë“, tha zoti Erdogan, duke parashikuar se këto sulme “do ta izolojnë Rusinë në rajon”.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Turqisë thotë se aeroplanët luftarakë të Rusisë e kanë dhunuar hapësirën ajrore të Turqisë.

Kjo ministri e ka ftuar ambasadorin rus në Turqi, Andrei Karlov, për të protestuar kundër kësaj shkeljeje, që ka ndodhur më 3 tetor afër kufirit të Turqisë me Sirinë.

Ministria e jashtme turke, njoftoi se dy aeroplanë luftarakë turq të tipit F-16, e kanë detyruar aeroplanin rus që të largohet nga hapësira ajrore e Turqisë.

Zotit Karlov i është thënë se nëse aeroplanët rusë e shkelin hapësirën turke në të ardhmen, atëherë Moska do të ishte “përgjegjëse për çfarëdo incidenti të padëshiruar”.

Rusia tha se aeroplanët e saj luftarakë kanë ndërmarrë 20 fluturime në Siri, gjatë 24 orëve të fundit, duke i sulmuar 10 caqe të militantëve të Shtetit Islamik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.