Reagon Bayerni: Kompany mbetet në spital, rikuperimi i tij do të kërkojë javë të tëra
Trajneri i Bayernit të Mynihut, Vincent Kompany, ndodhet në një “gjendje të qëndrueshme” pas një problemi shëndetësor që bëri të nevojshme shtrimin e tij në një klinikë në Mynih.
Trajneri pritet të mungojë për disa “javë”, siç shpjegoi drejtori sportiv Max Eberl gjatë një konference për shtyp.
“Së pari, lajmi i mirë: ai është në gjendje të qëndrueshme. Dje, në fushën e lojës, ai pati një problem shëndetësor dhe tani ndodhet në spital, ku do të qëndrojë edhe për disa ditë të tjera – kohë kjo e nevojshme për të sqaruar, ekzaminuar, verifikuar dhe kontrolluar çdo aspekt,” deklaroi Eberl.
“Fillimisht duhet të kuptojmë saktësisht se çfarë ndodhi dhe si ndodhi; vetëm atëherë do të vlerësojmë me qetësi ndikimin që kjo do të ketë në kohëzgjatjen e rikuperimit të tij. Për këtë arsye, për momentin nuk po përcaktojmë ndonjë afat të saktë.
Bëhet fjalë për javë, jo për ditë. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë ne. Kjo tregon, edhe një herë, se futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë – ndoshta është e dyta apo edhe e treta për nga rëndësia. Gjëja më e rëndësishme është shëndeti,” shtoi drejtori sportiv i Bayernit.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.