Atanovski: Vetëm bojkoti i opozitës mund t’i anuloj zgjedhjet
Analisti politik Bllagojçe Atanasoski ka komentuar në lidhje me zgjedhjet e ardhshme dhe për afatin e diskutueshëm të tyre.
Sipas tij, pala që do t’I humbë zgjedhjet detyrimisht duhet t’I pranojë rezultatet. Megjithatë, shtyrja e tyre mund të bëhet vetëm në rast bojkoti nga opozita.
“Mendimi im është se nuk është e mundur që të kemi zgjedhje në të cilën opozita nuk do të dilte në garën zgjedhore, pasi që ato nuk kanë kuptim, gjegjësisht e tërë rrjedha e implementimit të marrëveshjes së Përzhinos është që opozita të participoje në mënyrë aktive në institucionet e sistemit për ta përgatitur procesin zgjedhor që ai të pranohet nga të gjithë si valid.
Në rast se opozita vendos që t`i bojkotoje edhe zgjedhjet në muajin prill të vitit të ardhshëm, mendoj se është më e madhe mundësia që ato të mos mbahen, pasi që me zgjedhje të tilla do të dilte krizë e re politike.
E dyta, faktori ndërkombëtar investoi shumë për të lejuar që situata të eskaloje më shumë”, – sqaroi ai.
Megjithëse bojkoti I zgjedhjeve tashmë shihet si një opcion, prapëseprapë kjo do të çonte në një krizë më të thellë politike, sepse piëkrisht Marrëveshja e Përzhinos synon arritjen e menjanimit të kësaj krize dhe futjen e vendit në binarët e demokracisë.