Kronika

Atentat në rrugën Fier – Lushnjë: një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person është gjetur i pajetë dhe dy të tjerë të plagosur në autostradën Fier-Lushnjë. Afër trupit të viktimës, i cili është ekzekutuar me armë zjarri, është gjetur edhe një automjet i djegur.

Automjeti i shkrumbuar plotësisht i tipit “Benz”, pronari i së cilit nuk dihet ende, ishte vetëm 9 metra më tutje trupit të viktimës, Denis Kasa 43 vjeç. Po ashtu policia thotë se në autostradë është gjetur dhe një tjetër automjet, po i djegur i cili dyshohet të jetë automjeti i përdorur nga autorët e vrasjes.

Nga burimet mësohet se dy persona që udhëtonin në të njëjtën makinë me viktimën kanë mbetur të plagosur nga të shtënat. Dy të plagosurit Elton Margariti dhe Klement Kastrati 31 vjeç janë dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit. Ky i fundit në vitin 2008 është përfshirë në plagosjen e një personi pranë Spitalit Rajonal të Fierit, për një vend parkimi.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për të zbardhur identitetin e autorit/ëve dhe për kapjen e tyre. Aty pranë është gjetur një armë zjarri e tipit “Kallashnikov” dhe disa gëzhoja pistolete.

Kjo është vrasja e tetë që ndodh në vend brenda 8 ditëve të para të janarit, pas dy krimeve të dyfishta në Sarandë e Shkodër, dy ekzekutimeve në Vlorë dhe Durrës si dhe vrasjes për një plep në Kavajë .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button