🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.40 ▲0.98%
ARI 4,857 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $71,207 ▼ -4.2% ETH $2,203 ▼ -5.67% XRP $1.4608 ▼ -4.5% SOL $90.2500 ▼ -4.98%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.40 ▲0.98 % ARI 4,857 ▼0.81 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.40 ▲0.98 % ARI 4,857 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Kronika

Atentatet me tritol-Braçe: Përgjigja e krimit të organizuar ndaj një qeverie të vendosur kundër tij

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe deklaroi të martën se ngjarjet e ndodhura mëngjesin e sotëm përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë e jetës dhe të pronës së çdo qytetari.

brace2-320x258Që prej nisjes së punës së kësaj qeveri, tha Braçe, ndjekja, gjurmimi, identifikimi, hetimi e goditja e aktiviteteve kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, akiviteteve kriminale të trafikimit të qënieve njerëzore, armëve dhe municionave, akteve ordinere të grabitjes me dhunë të pronës e pasurisë së qytetarëve si pasojë e këtyre veprimtarive kriminale kanë qënë prioritet absolut i kësaj qeverie.

Sipas tij, si rezultat i punës së qeverisë në këtë drejtim kanë ardhur të dukshme rezultatet e panjohura më parë që dëshmojnë shkuljen nga plantacionet e kultivimit të drogës nga më të mëdhatë në Europë, si dhe shkuljen e laboratorëve jetëgjatë modern të përpunimit të saj.
Aktet e sotme terroriste në Tiranë, vijoi më tej Braçe, janë përgjigja e krimit të organizuar kundër një qeverie të vendosur qartë dhe pa kthim kundër tij.

Por theksoi ai, kjo betejë për rivendosjen e ligjit e rendit jo vetëm përballë krimit të organizuar, por edhe përballë paligjshmërie që për vite të tëra e ka vendosur shoqërinë tonë në një gjendje kaosi pandëshkueshmërie e konflikti, pabarazie e pandershmërie dhe sfide ndaj shtetit publik ligjor e të së drejtës kanë sot një kundërshtar frymën politike në mbështetjetë krimit dhe paligjshmërisë së dukshme.

Braçe i bëri thirrje prokurorisë të hetojë me profesionalizëm dhe të japë sa më parë rezultate.  “Familjarët e Ministrit të Brendshëm, që është qartësisht në krye të kësaj beteje, të goditur sot janë rasti i parë unik kur fryma politike në mbështetje të krimit të organizuar e terrorizmit cakton shënjestra njerëzore në funksion të terrorit ndaj një shoqërie të tërë”, tha Braçe.
Një stacion autobusi, biznesi privat i babait të ministrit të Brendshëm dhe banesa e një shefi komisariati policie kanë qenë tre objektivat e sulmeve me tritol, mengjesin e sotem. Policia mendon se mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.