🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,620 ▼ -1.51% ETH $2,214 ▼ -0.92% XRP $1.3296 ▼ -1.27% SOL $82.1700 ▼ -2.56%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Atentati biznesmenit, Qipro kërkon shqiptarin e dyshuar vrasës me pagesë

Policia qipriote ka shpallur në kërkim dy shtetas shqiptarë të dyshuar vrasës me pagesë dhe autorë të një ekzekutimi të frikshëm në pikën turistike Agjia Napa të ishullit.

Burime nga policia e Nikosisë bëjnë me dije se shtetasit shqiptarë Aleks Burreli dhe Jani Vogli kanë vrarë biznesmenin qipriot Fanu Kalopsidhiotis, që darkonte në një restorant bashkë me dy policë, njëri prej tyre me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Ekzekutuesit e maskuar kanë hyre dhe kanë qëlluar direkt mbi biznesmenin dhe të tjeret, duke i vrarë të gjithë me përjashtim të fëmijëve që kanë parë prindërit të bien të vdekur para syve të tyre.

Njëri prej policëve ka mundur të nxjerrë pistoletën dhe të qëlloje duke vrarë 41-vjeçarin Vogli. Bashkëpunëtori i dytë, 48-vjeçari Aleks Burreli ka mundur të largohet dhe policia qipriote që e ka shpallur në kërkim ka publikuar edhe fotografinë e tij, duke kërkuar ndihmën e organeve greke dhe atyre shqiptare për arrestimin e tij, ndërsa është njoftuar edhe Interpoli. Gjithashtu, kërkohet edhe një person i tretë, i cili ende nuk është identifikuar.

Biznesmeni Kalopsidhiotis ka humbur babanë e tij në 2014 në një atentat të ngjashëm, pesë truprojat e tij në 2012 dhe vëllain e madh në vitin 1996. Kësaj here, sipas policisë, personat që kanë pasur interesa të kundërta financiare me të, kanë arritur ta eleminojnë me anë të vrasësve shqiptarë me pagesë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.