Kronika
Atentati, zyrtarë të policisë e prokurorë ‘zbarkojnë’ në Shkodër
Ende policia nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e Verracakut dhe plagosjen e Mehaj, të cilët u qëlluan nga një person ndërsa një tjetër e priste atë me motor dhe pak pas krimit u larguan nga vendi i ngjarjes. Kujtojmë se motori u gjet i djegur në zonën periferike të Zooteknikes. Deri tani ka vetëm disa të shoqëruar të cilët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për autoret.