☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,840 ▼ -1.53% ETH $2,226 ▼ -0.94% XRP $1.3351 ▼ -1.37% SOL $82.7000 ▼ -2.37%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Athina përshëndet vendimin e qeverisë shqiptare për çështjen e ushtarëve grekë

Ministria e Jashtme greke përshëndeti sot vendimin e qeverisë shqiptare për çështjen e ushtarëve grekë, të rënë gjatë Luftës Italo-greke, në vitet 1940-41, në territorin shqiptar.

”Çështja e varrezave për ushtarët e rënë grekë, e mbetur për një kohë të gjatë pezull, u diskutua në bisedimet e zhvilluara në Kretë nëntorin e kaluar. U ra dakort për disa hapa që po bëhen, të bazuara në një kornizë të veçantë kohore, për zbatimin e plotë të marrëveshjes përkatëse, me qëllim që kjo çështje, që para së gjithash është humanitare në natyrën e saj, mund të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.

”Ne e mirëpresim përgjigjen e qeverisë shqiptare për këtë kërkesë të drejtë historike që tregon se dialogu dhe bashkëpunimi në një shpirt konstruktiv dhe me vizion të gjërë dhe pa paragjykime mund të çojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe krijimin e një perspektivave pozitive në marrëdhëniet mes vendeve dhe popujve të rajonit.
Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi me qëllim që të ruajë interesat kombëtare, kultivimin e rregullave të fqinjësisë së mirë dhe kushteve për dialog, me një këndvështrim drejt ndërtimit të së ardhmes përbashkët Evropiane që rajoni ynë e meriton”, përfundon njoftimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.