☁️
Tiranë 11°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,403 ▲ +1.06% ETH $2,103 ▲ +1.3% XRP $1.4112 ▲ +1.5% SOL $87.9300 ▲ +1.12%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Politika

Athinë, takohen komisionet dypalëshe për varrezat greke në Shqipëri

Pavarësisht deklaratave të politikanëve  grekë dhe shqiptarë lidhur me çështjet e hapura mes dy vendeve, në nivel teknik duket se bashkëpunimi mes palëve vazhdon normalisht. Mbi të gjitha për problemin e krijuar lidhur me ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri.
Sikurse ushte njoftuar edhe me parë, në Athinë është zhvilluar takimi i radhës së komisioneve dypalëshe për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore.
Për dy ditë, komisionet kanë zhvilluar bisedime teknike në kryeqytetin grek për kapërcimin e pengesave lidhur me ndërtimin e varrezave.
Ndonëse nuk ka detaje lidhur me diskutimet, Top Channel ka mësuar se palët kanë dialoguar në një klimë miqësore.
Ekspertët kanë sqaruar dhe zgjidhur një sërë paqartësish teknike lidhur me procedurat dhe mënyrat e identifikimit të eshtrave të ushtarakëve të rënë në frontin e Luftës së Dytë Botërore, si dhe detaje të tjera lidhur me problematikën e marrëveshjes në fjalë.
Komision shqiptar kryesohej prej Dedë Prenga, gjeneral brigade dhe komandant i KDS-së, ndërsa pala greke prej Themistoklis Burolias, gjeneral major i Forcave Ajrore. Sipas marrëveshjes, takimi i radhës duhet të zhvillohet brenda 6 muajve në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.