☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,695 ▲0.93%
DOW 52,399 ▲0.35%
NASDAQ 26,278 ▲1.24%
NAFTA 102.09 ▼1.14%
ARI 4,033 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,720 ▲ +0.06% ETH $2,339 ▼ -0.31% XRP $1.3027 ▲ +0.19% SOL $102.3300 ▲ +0.7%
S&P 500 7,695 ▲0.93 % DOW 52,399 ▲0.35 % NASDAQ 26,278 ▲1.24 % NAFTA 102.09 ▼1.14 % ARI 4,033 ▲0.61 % S&P 500 7,695 ▲0.93 % DOW 52,399 ▲0.35 % NASDAQ 26,278 ▲1.24 % NAFTA 102.09 ▼1.14 % ARI 4,033 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Premier League

Atletico me dy kushte të ndryshme për Barcelonën dhe Arsenalin për Julian Alvarez. Ka një tolerim të madh për londinezët

Nëse deri para pak kohësh, Atletico Madrid këmbëngulte se Julian Alvarez ishte i pashitshëm dhe mund të largohej vetëm për një ofertë mbi 200 milionë euro, situata tashmë ka ndryshuar sidomos pas deklaratës së lojtarit javën e shkuar nga SHBA-ja, ku është i angazhuar me Argjentinën në Botëror.

Dy klubet më të interesuara për Alvarez janë Barcelona dhe Arsenal. Duke ditur marrdhëniet aspak të mira që ka me Barcelonën, Atletico ka vendosur dy kushte të ndryshme në këtë rast.

Nëse Barcelona do që të transferojë sulmuesin argjentinas, duhet të paguajë direkt shumën 150 milionë euro. Atletico Madrid nuk pranon pagesa të pjesshme në këtë rast si dhe nuk pranon të përfshihet asnjë lojtar i katalanasve në marrëveshje për të ulur koston.

Nëse Arsenal do që të transferojë sulmuesin argjentinas, Atletico Madrid i mundëson pagesën e pjesshme. Po ashtu madrilenët janë të hapur për përfshirjen e Viktor Gyokeres në këtë operacion, për të ulur koston e transferimit të Alvarez.

Në anën tjetër, vetë lojtari ka shprehur gjithmonë dëshirën që të transferohet vetëm te Barcelona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.