☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,681 ▲0.75%
DOW 52,369 ▲0.3%
NASDAQ 26,211 ▲0.98%
NAFTA 102.75 ▼0.5%
ARI 4,033 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,133 ▼ -0.52% ETH $2,319 ▼ -1.02% XRP $1.2924 ▼ -0.53% SOL $101.6100 ▲ +0.27%
S&P 500 7,681 ▲0.75 % DOW 52,369 ▲0.3 % NASDAQ 26,211 ▲0.98 % NAFTA 102.75 ▼0.5 % ARI 4,033 ▲0.63 % S&P 500 7,681 ▲0.75 % DOW 52,369 ▲0.3 % NASDAQ 26,211 ▲0.98 % NAFTA 102.75 ▼0.5 % ARI 4,033 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

BRUKSEL, 26 tetor /ATSH-ANSA/ – Komisioni Evropian ka miratuar planin e masave ndaj platformës kineze të tregtisë elektronike Temu, që synon të përmirësojë kontrollet dhe të frenojë shitjen e produkteve të paligjshme në internet.

Kompania ka katër muaj kohë për të zbatuar masat e parashikuara, të cilat përfshijnë identifikimin më të mirë të rreziqeve, kontrollin e produkteve të ofruara nga shitësit dhe shqyrtimin e mënyrës se si algoritmet e platformës u rekomandojnë produkte përdoruesve.

Vendimi vjen pas shqetësimeve të Komisionit Evropian se Temu nuk kishte vlerësuar siç duhet rreziqet që lidhen me shitjen e produkteve të paligjshme.

Testimet e autoriteteve evropiane kishin evidentuar probleme sigurie te disa karikues dhe lodra për foshnja, përfshirë produkte që nuk përmbushnin standardet e kërkuara.

Sipas rregullave të Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA), platformat e mëdha online duhet të identifikojnë rreziqet, që lidhen me shërbimet e tyre dhe të marrin masa për t’i kufizuar ato.

Këto detyrime synojnë të forcojnë mbrojtjen e konsumatorëve dhe të parandalojnë përhapjen e produkteve që mund të rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e tyre.

Komisioni Evropian do të monitorojë zbatimin e planit, i cili do t’i nënshtrohet edhe një auditimi të jashtëm dhe të pavarur.

Nëse Temu nuk përmbush detyrimet e përcaktuara, institucioni mund të ndërmarrë masa të mëtejshme ligjore.

Miratimi i planit nuk do të thotë se të gjitha produktet në platformë janë kontrolluar ose rreziqet janë eliminuar.

Efektiviteti i masave do të vlerësohet gjatë zbatimit të tyre. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.