Atletikë/ Rezultoi pozitive ndaj EPO-s, pezullohet Jepchirchir
Atletika keniane ka marrë një tjetër goditje. Atletja e distancave, Peres Jepchirchir, kampione olimpike në maratonë në “Tokio 2020” dhe kampione bote, është pezulluar nga Njësia e Integritetit të Atletikës (AUI) pasi rezultoi pozitive në një kontroll surprizë dopingu para fitores së saj të fundit në Maratonën e Sidneit.
Atletja nga Kenia, fituese e katër garave “major” (New York, Boston, Londër dhe Sidnei), rezultoi pozitive ndaj EPO-s, duke shkaktuar pezullimin e saj të menjëhershëm.
Jepchirchir mund të apelojë këtë vendim duke kërkuar që të analizohen edhe epruveta B.
Gara e fundit për kenianen 33-vjeçare ishte në Sidnei, ku ajo fitoi me një kohë prej 2:18:31, pothuajse katër minuta përpara vendit të dytë, bashkatdhetares së saj Irene Chepet Cheptei (2:22:11). A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.