☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.81 ▼4.92%
ARI 4,587 ▲4.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,779 ▲ +0.49% ETH $2,162 ▲ +1.5% XRP $1.4193 ▲ +0.65% SOL $91.1200 ▲ +0.94%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.81 ▼4.92 % ARI 4,587 ▲4.19 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.81 ▼4.92 % ARI 4,587 ▲4.19 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Auditi i qeverisë: Shërbimi Informativ dhe Presidenca, me performancën më të mirë

Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit të Brendshëm Financiar ka vlerësuar Shërbimin Informativ Kombëtar, institucionin e Presidentit dhe ILDKPKI, me pikën më të lartë të menaxhimit në analizë, ku përfshihen 254 institucione të pavarura në vend.

Analiza mori në vlerësim pesë komponentë si: mjedisi i kontrollit, menaxhimi i riskut, aktivitetet e kontrollit, informimi dhe komunikimi, monitorimi duke u mbështetur jo vetëm në aspektin statistikor, por edhe në komentet përkatëse të njësive në raportet e tyre të vlerësimit të cilësisë së sistemit të kontrollit të brendshëm.

Në bazë të pikëve të vlerësuara në total, për të pesë komponentët, Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit Financiare që është në varësi të Ministrisë së Financave, përftoi një renditje.

Institucioni me pikët më të larta është Shërbimi Informativ i Shtetit me 154 pikë nga 156 pikë maksimale të mundshme, duke u renditur në këtë mënyrë në vend të parë, me një realizim performance prej 98.7%.

Më pas, me vetëvlerësim më të lartë kemi institucionin e Presidentit, ILDKPKI, Autoritetin e Konkurrencës, Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, etj., të cilët kanë grumbulluar respektivisht 153, 150, 150 dhe 149 pikë.

Bazuar në këtë vetëvlerësim, performanca e këtyre institucioneve paraqitet e kënaqshme, pasi nga pikët e marra, sistemi i menaxhimit financiar dhe kontrollit rezulton me efektivitet minimal prej 71%, i cili i përket institucionit të pavarur të renditur në vend të fundit, me 111 pikë.

Ndërsa institucionet që ka shfaqur performacë jo të mirë në këtë renditje janë Qendra Kombëtare  e Kinematografisë dhe INSTAT.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.