☁️
Tiranë 17°C · Vranët 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 87.78 ▼0.88%
ARI 3,878 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,234 ▼ -1.83% ETH $1,799 ▼ -1.65% XRP $0.9503 ▼ -1.97% SOL $70.8300 ▼ -2.56%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 87.78 ▼0.88 % ARI 3,878 ▼0.21 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 87.78 ▼0.88 % ARI 3,878 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Arte

Auron Rrokaj kërkon më shumë mbështetje financiare për Arkivin e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj, kërkoi më shumë mbështetje financiare për institucionin, duke argumentuar se ndryshimet ligjore dhe përgjegjësitë e reja kanë shtuar ndjeshëm ngarkesën e punës, pa u shoqëruar me financimin përkatës.

Gjatë raportimit ditën e sotme, në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, në kuadër të shqyrtimit të projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2027”, Rrokaj vuri në dukje se puna e DPA-së lidhet drejtpërdrejt me ruajtjen e kujtesës kombëtare.

“Detyra ime ka të bëjë me kujtesën e kombit dhe nuk ka kujtesë që të konvertohet në vlerë monetare. Megjithatë, që të funksionojë institucioni, ka nevojë për një buxhet”, u shpreh kreu i DPA-së, Rrokaj.

Ai bëri të ditur se, pavarësisht respektimit të ligjit dhe tavaneve buxhetore, institucioni përballet me një ngarkesë të shtuar pune, veçanërisht pas ndryshimeve ligjore të vitit 2024. Këto ndryshime i kanë shtuar DPA-së përgjegjësitë për administrimin e arkivave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, ndërsa numri i punonjësve u rrit nga 135 në 174.

Përveç administrimit të fondeve arkivore, institucionit i janë shtuar edhe detyra të tjera, si trajnimi i rrjetit arkivor në të gjithë vendin, përfshirë institucionet që krijojnë dhe administrojnë dokumente, procesi i digjitalizimit dhe funksionet inspektuese.

“Ligji na ka dhënë ngarkesa, por nuk na ka dhënë buxhetim për këto ngarkesa”, u shpreh Rrokaj, duke kërkuar që përgjegjësitë e reja të shoqërohen edhe me burimet e nevojshme financiare.

Një nga kërkesat kryesore të paraqitura prej tij ishte rikthimi i 10 milionë lekëve në tavanin buxhetor të institucionit, pas reduktimit të këtij tavani.

Drejtori i DPA-së parashtroi edhe disa nevoja prioritare për vitin 2027. Rrokaj përmendi fillimisht sigurinë fizike të institucioneve dhe fondeve arkivore, duke kërkuar instalimin e kamerave të sigurisë dhe përforcimin e rrethimit të ambienteve.

Një tjetër çështje e ngritur ishte siguria e sistemeve online. Rrokaj theksoi se DPA-ja i ofron online 100% të shërbimeve të saj, për të cilat nevojiten kontrata mirëmbajtjeje për 11 sistemet online, të cilat mund të pësojnë ndërprerje për shkak të nivelit të ulët të sigurisë.

Në fokus të kërkesave ishte edhe digjitalizimi i dokumentacionit. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është ngarkuar me detyrën e krijimit të një platforme për digjitalizimin e dokumenteve, e cila do të mundësojë komunikimin e të gjitha moduleve të administratës publike në vend. Por vënia në jetë e saj, sipas drejtorit Rrokaj, kërkon personel, burime financiare, fonde për paga dhe mjete.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.