☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 109.68 ▼1.67%
ARI 4,730 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,792 ▲ +4.11% ETH $2,153 ▲ +5.24% XRP $1.3538 ▲ +4.03% SOL $82.5400 ▲ +3.37%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.68 ▼1.67 % ARI 4,730 ▲1.07 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.68 ▼1.67 % ARI 4,730 ▲1.07 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Australi, batica dhe dallgët shkatërrojnë vilat luksoze në Sidnej

Shtëpi të shumta luksoze të vendosura në plazhin Kollaroj në Sidnej janë në rrezik shembjeje pasi batiza e lartë dhe dallgët e fuqishme kanë shkaktuar erozion në natën e dytë të motit të keq.

Plazhi Kollaroj është ngushtuar me rreth 50 metra, pas stuhisë së fuqishme që goditi bregun lindor të Australisë, si pasojë e të cilave 4 persona humbën jetën dhe 3 të tjerë konsiderohen të humbur.

Kushtet meteorologjike janë përmirësuar në shtetin e Tasmanias gjatë së martës dhe duket se më e keqja ka kaluar.

Kompleksit të vilave milionere në plazhin Kollaroj i janë shkatërruar kopshtet, portet e vogla dhe pishinat pasi dallgët 13 metra të larta, të fuqizuara nga batica, vërshuan drejt pronave.

Më pas, një baticë e dytë u shkaktoi dëme shtesë shtëpive, ndërkohë që pritet një e tretë më vonë gjatë së martës.

Alarmet për përmbytjen janë ende në fuqi për tre lumenjtë në Tasmania dhe autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të lokaliteteve Invermej e Longford të evakuohen.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimeve të Australisë deklaroi për mediat lokale se kompanitë e sigurimeve nuk përfshijnë dëmshpërblimin për dëmet e shkaktuara nga deti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.