Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500
DOW 45,208 ▲0.09%
NASDAQ
NAFTA
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,547 ▲ +0.31% ETH $2,024 ▲ +1.46% XRP $1.3229 ▲ +0.42% SOL $82.4300 ▲ +0.99%
S&P 500 DOW 45,208 ▲0.09 % NASDAQ NAFTA ARI S&P 500 DOW 45,208 ▲0.09 % NASDAQ NAFTA ARI
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Australia, ryshfet trafikantëve për t’i dërguar klandestinët drejt Indonezisë

Është shteti-kontinent, që ndoshta ka ligjet më strikte për klandestinët dhe azilin brenda tij. Nuk mjaftohet me kaq, por shkon edhe më tej, duke përdorur vetë trafikantët, që ta çojnë deri në fund misionin e nisur.

Sipas burimeve të BBC-së, një anije e nisur me emigrantë nga Bangladeshi, Mianmari dhe Sri Lanka u bllokua në ishullin Rote, që ndodhet rreth 500 km në verilindje të Australisë. Vetë emigrantët i thanë policisë se, një anije ushtarake i kishte bllokuar aty ku ndodheshin dhe një oficer i emigracionit në bordin e saj i kishte paguar trafikantët, nga 5000 dollarë australianë secilit, për të mos vazhduar rrugën, por për t’i kthyer ata në Indonezi.

Një lajm të tillë, Ministria e Jashtme e Indonezisë e ka parë si një shqetësim të madh dhe ka ngritur akuza në lidhje me ngjarjen, kurse Ministria e Jashtme australiane dhe ajo e Emigracionit mësohen ta kenë mohuar lajmin.

Nga ana tjetër, vetë kryeministri australian, Tony Abbott, nuk e ka mohuar diçka të tillë, madje gjatë një interviste të dhënë, ka theksuar faktin se qeveria e tij ka qenë përherë shumë strikte, me çështje që kanë të bëjnë me emigracionin e paligjshëm në vendin e saj, apo edhe kërkesat për azil.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.