☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.95 ▼0.53%
ARI 4,669 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,041 ▲ +2.93% ETH $2,127 ▲ +3.53% XRP $1.3373 ▲ +1.97% SOL $82.0500 ▲ +2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.95 ▼0.53 % ARI 4,669 ▼0.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.95 ▼0.53 % ARI 4,669 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Austri: Presidenti i ri, Van der Bellen: Do të mbështes Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt BE-së

Ish-lideri i të gjelbërve, njëkohësisht kandidati i pavarur, Alexander Van der Bellen fitoi te dielën zgjedhjet presidenciale në Austri me 50,3 për qind të votave, njoftoi agjencia zyrtare austriake e lajmeve, APA. Van der Bellen bëri fushatë për një qëndrim më proevropian të vendi të tij, ndërkohë që kundërshtari i tij kryesor, Hofer e mbështeti fushatën e tij kundër azilkërkuesve.

Avantazhi i Van der Bellenit ishte me 31 026 vota.

Ndërkohë, ultranacionalisti Norbert Hofer pranoi humbjen e zgjedhjeve presidenciale austriake, ndërkohë që pritej konfirmimi zyrtar i fitoresë së të gjelbrit Van der Bellen. ”Do të më pëlqente që të kujdesesha për këtë vend të bukur. Sidoqoftë mbetem besniku juaj”, shkruajti në faqen e tij në Facebook, Norbert Hofer.

Te dielen u zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale austriake, ndërkohë që për këtë post kandiduan shtatë përfaqësues të spektrik politik austriak.

Presidenti i sapozgjedhur austriak, Alexander Van der Bellen deklaroi dje se si kryetar shteti do të punonte për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

”Asnjë shtet tjetër nuk ka marrëdhënie kaq të ngushta historike dhe ekonomike me Ballkanin Perëndimor sesa Austria”, theksoi presidenti Van der Bellen.

”Si president do të diskutoj me kancelarin dhe ministrin e Jashtëm mënyrat që Austria mund të ndihmojë rajonin në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, përfundoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.