⛈️
Tiranë 12°C · Stuhi 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.62 ▲1.43%
ARI 3,539 ▼3.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $57,307 ▼ -7.69% ETH $1,573 ▼ -9.84% XRP $0.8811 ▼ -8.04% SOL $66.4600 ▼ -8.63%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.62 ▲1.43 % ARI 3,539 ▼3.98 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.62 ▲1.43 % ARI 3,539 ▼3.98 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
Europa

Austria: hakerat hynë në faqen e Ministrisë së Jashtme dhe panë kontaktet e punonjësve

Ministria e Jashtme e Austrisë njoftoi të premten se faqja e saj e internetit u hakua javën e kaluar dhe se gjatë ndërhyrjes u panë dosje me emrat dhe kontaktet e punës së punonjësve në qendër dhe në misionet diplomatike jashtë vendit.

Ministria e Jashtme e Austrisë njoftoi të premten se faqja e saj e internetit ishte hakuar javën e kaluar dhe se gjatë ndërhyrjes së paautorizuar ishin parë dosje që përmbanin të dhënat e kontaktit të punonjësve të saj, siç njofton Reuters. Ministria nuk tha se kë dyshon për depërtimin në mbrojtjen e saj kibernetike.

“Mes 12 dhe 13 nëntorit, faqja e internetit e Ministrisë së Jashtme, e cila operohet nga një ofrues i jashtëm shërbimi, u aksesua në mënyrë të paautorizuar”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se ndërhyrja ndodhi gjatë një ndërprerjeje globale të shërbimeve të Microsoft-it. Sipas ministrisë, haku u zbulua më 13 nëntor dhe u ndal menjëherë.

Një hetim i një ekipi ekspertësh zbuloi se gjatë aksesit të paautorizuar ishin parë dosje të dhënash që rendisnin emrat dhe kontaktet e punës së punonjësve në selinë qendrore të ministrisë, si dhe në misionet diplomatike jashtë vendit. Ministria nuk sugjeroi se kush mund të jetë përgjegjës për sulmin.

Njoftimi vjen në një kohë marrëdhëniesh të përkeqësuara mes Vjenës dhe Moskës. Austria është ushtarakisht neutrale, por politikisht është rreshtuar me Ukrainën që nga pushtimi i plotë rus i vendit në vitin 2022. Në korrik, Austria deklaroi se Rusia ishte përgjegjëse për një sulm kibernetik ndaj Ministrisës së saj të Jashtme në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020, duke denoncuar “aktivitetet keqdashëse kibernetike” të Rusisë së bashku me tetë shtete të tjera anëtare të Bashkimit Evropian; Rusia i ka mohuar vazhdimisht akuzat perëndimore për hakerim.

Vjena ka dëbuar edhe diplomatë rusë për veprimtari të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik, një formulim që përdoret zakonisht për spiunazhin. Muajin e kaluar Austria dëboi katër rusë, duke e çuar në 18 numrin total të rusëve të shpallur persona non grata që nga viti 2020. Rusia tha atëherë se do të kishte një “përgjigje të përshtatshme” dhe katër ditë më vonë dëboi një delegat tregtar austriak që punonte në ambasadën e Austrisë në Moskë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.