Autobusi i Atletico-s qëllohet me gurë në Camp Nou, klubi spanjoll kontakton… NASA-n
Para ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve midis Atlético Madrid dhe Barcelonës në Camp Nou, autobusi i Colchoneros u bë shënjestër e gurëve me të mbërritur në stadium (siç kishte ndodhur edhe gjatë ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Copa del Rey) dhe dy dritare u thyen.
“Nuk është një incident i izoluar, është ajo që ndodh zakonisht kur vijmë në Barcelonë”, komentoi trajneri Diego Simeone, ndërsa klubi shprehu zhgënjimin e tij për incidentin duke zgjedhur rrugën ironike në mediat sociale, duke i shkruar NASA-s: “Sonte edhe ne pamë anën e errët të hënës”.
The post Autobusi i Atletico-s qëllohet me gurë në Camp Nou, klubi spanjoll kontakton… NASA-n appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.