☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,702 ▼0.55%
DOW 52,203 ▼0.52%
NASDAQ 26,136 ▼1.56%
NAFTA 102.26 ▼0.51%
ARI 4,021 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,883 ▼ -0.07% ETH $2,333 ▼ -0.79% XRP $1.2889 ▼ -2.79% SOL $100.7700 ▼ -1.2%
S&P 500 7,702 ▼0.55 % DOW 52,203 ▼0.52 % NASDAQ 26,136 ▼1.56 % NAFTA 102.26 ▼0.51 % ARI 4,021 ▼0.75 % S&P 500 7,702 ▼0.55 % DOW 52,203 ▼0.52 % NASDAQ 26,136 ▼1.56 % NAFTA 102.26 ▼0.51 % ARI 4,021 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak për “SGS Automotive Albania”

Tregu i shërbimit të  kontrollit teknik do të jetë pjesë e një hetimi paraprak të hapur nga Autoriteti i Konkurrencës në muajin shkurt. Periudha që do të kalojë në “sitë” është nga 1 qershori 2016 deri më 31 dhjetor 2017  dhe raporti duhet që të dorëzohet brenda tre muajsh nga çelja e hetimit që me gjasa do të jetë muaji maj i këtij viti.

Në argumentin e çeljes së këtij hetimi Konkurrenca nënvizon sjellja e koncesionarit “SGS Automotive Albania” SHPK mund të përbëjë kufizim të konkurrencës bazuar në nenin 9, pika 2, germa ç) të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” (i ndryshuar).

Kjo nuk është hera e parë që tregu i shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës. Një nismë e ngjashme u bë edhe në vitin 2016 por që në fokus ishte rishikimi i tarifave dhe hapja e tregut të kontrollit teknik që qysh nga viti 2009 është pjesë e një koncesioni dhënë kompanisë SOCIETE GENERALE DE SURVEILLANCE S.A.

Pikërisht në këtë vendim, Konkurrenca do të vlerësonte se rishikimi i tarifave të shërbimit rezultonte me rritje. “Rishikimi i tarifave është realizuar në 6 shtator 2010, kur kanë ndryshuar tarifat që aplikoheshin para konçesionit dhe më 6 shtator 2013, me një rritje mesatare 9.38%. Nga ndërmarrja “SGS Automotive sh.p.k.” nuk janë paraqitur arsyet dhe analiza ekonomike e rritjes së tarifave edhe pse u kërkua nga Autoriteti i Konkurrencës.

Ndryshimi i pritshëm i tarifave i përket shtatorit të vitit 2016, për të cilën Autoriteti i Konkurrencës “do të kërkojë bashkëpunimin e ngushtë të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës përpara miratimit të tarifave të propozuara nga ndërmarrja koncensionare” thuhet në vendimin e 2016 të Autoritetit të Konkurrencës.

Në atë kohë u kërkua gjithashtu që Ministria përgjegjëse për Transportin të shihte që pas përfundimit të periudhës koncesionare të shihej mundësia e hapjes së tregut për operatorë të rinj.

“Ministria e Transportit dhe e Infrastrukturës duhet të marrë masa për hapjen e këtij tregu për konkurrencë, sipas praktikave dhe standardeve më të mira ndërkombëtare pas përfundimit të periudhës koncesionare” thuhet në vendimin e AK.

Por që nga ky vendim pati një seri deklaratash nga ministrat që kanë mbajtur pozicionin e kreut të Transporteve për liberalizim të shërbimit por ende pa ndonjë zhvillim konkret për aq kohë sa koncesioni pritet të përfundojë kohëzgjatjen e tij 10-vjeçare në vitin e ardhshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.